Barosh : Nuk mendoj për merkaton

19/12/2004
Milan Barosh ka bërë të ditur se, preferon më shumë të jetë i përqendruar te Liverpuli, se sa të shqetësohet lidhur me ardhjen e një sulmuesi të ri, gjatë merkatos së janarit. Klubi anglez ka filluar të futet në bisedime me disa sulmues cilësorë, për të zëvendësuar të dëmtuarin Djibril Sise, i cili e ka mbyllur sezonin e tij, me fanelën e kuqe. Emri më i spikatur mendohet të jetë spanjolli i Real Madrid, Fernando Morientes. Deri më tani, Barosh mbetet golashënuesi më i mirë për Liverpulin, ndonëse ka pësuar një tërheqje muskulare, e cila e ka mbajtur larg fushave të futbollit për gati katër javë rresht. Ai u rikthye sërish në takimin e Ligës së Kampioneve, kundër Olimpiakosit. “Kanë filluar të përhapen shumë zëra, lidhur me ardhjen e një sulmuesi të ri në muajin janar, por këto janë gjëra që mua nuk më shqetësojnë aspak, ka thënë Barosh. Unë ndjej se kam me të vërtetë një shans mjaft të mirë, duke u aktivizuar në radhët e Liverpulit. Përpara se të pësoja atë tërheqje muskulare, unë kam luajtur shumë mirë. Tashmë, jam rikthyer si më parë dhe dua të jap sërish maksimumin tim për këtë skuadër”.