KE: Ndryshoni hartën elektorale
19/12/2004 Ndarja zonale duhet të miratohet brenda muajit dhjetor 2004, ndërsa përcaktimi konkret i kufijve duhet të përfundojë në janar 2005. Në rekomandimet e dhëna më së fundi për Shqipërinë Këshilli i Evropës, ka përcaktuar si kriter kryesor, ndarjen e re elektorale, që tashmë është kthyer në një pikë të nxhetë mes PD-së dhe PS-së. Në deklaratën për Shqipërinë, kjo pikë është theksuar dy herë, duke përcaktuar afate të qarta që duhet të përmbushen nga Shqipëria. Duke ritheksuar se zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike janë një pikë kyçe për Shqipërinë, KE është shprehur dhe për pikat e tjera që duhet të përmbushë Shqipëria. Procedurat e punës së KQZ-së, financimet e partive, ndryshimi i Kodit dhe regjistrimi i popullsisë para zhvillimit të votimeve janë cilësuar detyrat e Shqipërisë. Ndërsa duke u bazuar në ligjin shqiptar, Këshilli i Evropës është shprehur qartë se kufijtë e rinj duhet të përcaktohen brenda muajit janar.
PS
Partia Socialiste nuk do ta miratojë hartën e re të ndarjes zgjedhore, të hartuar nga komisioni i posaçëm, ngritur nga KQZ, pa u futur në diskutime për zona konkrete. Elmaz Sherifi ka paralajmëruar se PS do përdorë kartonin e maxhorancës për ta rrëzuar atë në seancën plenare të datës 23 dhjetor. Bashkëkryetari i Komisionit Bipartizan për Reformën Zgjedhore, tha dje se neni 73 i Kodit, në të cilin është bazuar komisioni i posaçëm, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me disa nene të Kodit. Për socialistët, Kushtetuta e ndalon ndarjen dhe copëtimin e zonave zgjedhore të bazuar në numrin e votuesve, që kanë marrë pjesë në zgjedhjet paraardhëse. "Në zgjedhjet paraardhëse nuk kemi pasur votime parlamentare dhe nuk mundet që ky kriter të vendosë për ndarjen e re të zonave zgjedhore me pjesëmarrjen në votime për qeverisjen vendore. Duke pranuar këtë si kriter kryesor, do të thotë që ne deformojmë në mënyrën më të keqe hartën zgjedhore të Shqipërisë, sepse duke futur këtë kriter ndodh që tashmë të ketë më shumë deputetë në zonat rurale. Sepse atje numri i zgjedhësve në tetor 2003, ishte rreth 60%, ndërsa në bashkitë kryesore ishte 35 deri 40 për qind", tha Sherifi.
PD
Ndërsa socialistët kërkojnë rrëzimin e ndarjes zonale në parlament, demokratët kërkojnë miratimin sa më shpejtë të saj. Jemin Gjana, deputet i PD-së dhe bashkëkryetar në Komisionin Bipartizan, thotë se për momentin ndarja e re zonale është i vetmi problem shqetësues për zgjedhjet pas rregullimeve që janë bërë në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, "nuk qëndron argumenti i socialistëve që ndarja zonale është antikushtetues". Për të, numri faktik mund të gjendet vetëm kur të jenë gati listat e sakta, të cilat për momentin nuk i kemi.
Vendimi i KE
Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, u ka kërkuar autoriteteve të Shqipërisë marrjen e një serie masash për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2005. Në rekomandimet e bëra në përfundim të dy takimeve politike të mbajtura në tetor dhe nëntor, KE ka përcaktuar afatet, brenda të cilave duhet të zbatohen këto masa. Rekomandimet, të cilat pritet të marrin edhe pëlqimin edhe të palës shqiptare, saktësojnë edhe një herë se dështimi në organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, do të ishte një hap serioz prapa për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit.
Rekomandimet e Komisionit Evropian
Dhjetor 2004: Ndryshimet në kodin zgjedhor; Ndarja zonale
Janar 2005: Hapat për përgatitjen e zgjedhjeve; Rregullorja për procedurat e KQZ; Përcaktimi i kufijve të njësive zgjedhore; Hartimi i procedurave të regjistrimit
Shkurt 2005: Përfundimi i regjistrimit; Ngritja e komisioneve zonale zgjedhore; Qeveria të japë fondet për zgjedhjet
Mars 2005: Të publikohet lista paraprake
Prill 2005: Të ngrihen komisionet e qendrave të votimit