Benitez në dilemë për portierin
19/12/2004
Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, është duke u përballur me një pasiguri të madhe, për sa i takon portës. Spanjolli ende nuk është i vendosur për portierin, i cili do të aktivizohet në radhët e skuadrës që ai drejton, gjatë sfidës së sotme me Njukasëllin. Ish-portieri i Koventrit, Kris Kirkland, i është rikthyer seancave stërvitore, pas një dëmtimi të pësuar në shpinë. Kështu, në derbin e zhvilluar kundër Evertonit, ai ka pësuar këtë dëmtim dhe prandaj, nuk ka qenë i gatshëm për takimin e zhvilluar në mesjavë me Portsmuthin. Në këtë mënyrë, ka qenë polaku Jerzi Dudek, i cili aktualisht ka zënë vendin e Kirkland, por për fatin e tij të keq, aktivizimi i tij ka rezultuar i shoqëruar me disa gabime të patolerueshme. Duket se, skuadra e Liverpulit në këtë sezon ka vuajtur së tepërmi, në lidhje me problemet që ka patur nga portierët. Janë rreth nëntë ndeshje, në të cilat problemet me portën, kanë rezultuar fatale. Liverpuli ka shënuar mjaft gola deri më tani dhe sigurisht, kjo do të ishte gjëja e fundit që vetë Benitez do të donte prej skuadrës së tij. “Unë shpresoj që të shoh ndeshje sa më pozitive, por jo kaq shumë gola të shënuar, ka komentuar Benitez. Diçka e tillë është në të mirën e tifozëve, por jo për trajnerët gjithmonë, nëse duam të ruajmë një bilanc të pastër”. Ndonëse skuadra e tij është akoma shumë larg prej kreut të renditjes, Benitez vazhdon të mbetet i kënaqur me ecurinë e tanishme. “Qysh kur kam mbërritur këtu, unë e dija se do të ishte tepër e vështirë, pasi ngelen për t’u mësuar shumë gjëra të reja. Nga ana tjetër, lojtarët e mi janë me të vërtetë profesionistë, tifozët janë fantastikë, kurse niveli i organizimit rreth klubit është i jashtëzakonshëm. Gjithçka që lidhet me zhvillimin e ndeshjeve po ecën normalisht dhe po ta shohësh mirë, ne vazhdojmë të jemi akoma pretendentë në të katërta kompeticionet, ku marrim pjesë. E megjithatë, në lidhje me kundërshtarin tonë të radhës, mund të them se Njukasëlli është një skuadër mjaft e mirë. Unë kam parë dy-tri ndeshje të kësaj skuadre dhe në përgjithësi, më kanë pëlqyer me lojën e tyre. Ndoshta, nuk janë akoma në formën e tyre më të mirë për momentin, por në këtë skuadër, aktivizohen disa sulmues të rrezikshëm, të cilët duhen ndjekur me vëmendje prej nesh”.