E Diel, 1 Nëntor 2026

Transferimet më të shtrenjta

19/12/2004  

Nëse realizohet kalimi i Shevçenkos te Çelsi, për 80 milion euro, do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, pas kalimit të Zidanes te Real Madrid. Roman Abramoviç ka vendosur: është gati të shpenzojë 80 milion euro për Andrij Shevçenkon, fituesin e fundit të “Topit të Artë”. Gazeta e përditshme angleze “The Sun”, ka zbuluar se operacioni nuk do të fillojë në janar, ashtu siç është folur kohët e fundit, por në qershor dhe me të do të merret personalisht Peter Kenion, drejtori i përgjithshëm i merkatos së Çelsit. Vetë Kenion në një deklaratë për shtyp, nuk e ka mohuar interesimin e skuadrës së tij për ukrainasin: “Andrij për momentin është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Për ne do të jetë një blerje shumë e rëndësishme”. Por në fakt, nëse kalimi i Shevçenkos te Çelsi, do të realizohet (megjithëse Milani vazhdimisht e ka konsideruar sulmuesin të pashitshëm, edhe përballë një shifre kaq të madhe), do të bëhej fjalë për shifrën më të madhe të shpenzuar ndonjëherë, për një futbollist. Aktualisht, transferimi më i kushtueshëm, është ai i Zinedin Zidanes, nga Juventusi te Real Madrid, për 66 milion euro në 2000-in. 2) Luis Figo nga Barcelona te Real Madrid, për 53 milion euro në 2000-in. 3) Hernan Krespo nga Parma te Lacio, për 51 milion euro në 2000-in. 4) Xhanluixhi Bufon nga Parma te Juventusi, për 47 milion euro. 5) Kristian Vieri nga Lacio tek Inter për 45 milion euro, në 1999-ën. 6) Rio Ferdinand nga Liverpuli te Mançester Junajtid, për 42 milion euro në 2002-in. 7) Gaicka Mendieta nga Valencia te Lacio, për 42 milion euro në 2001-in. 8) Ronaldo nga Inter te Real Madrid, për 40 milion euro në 2002-in. 9) Veron nga Lacio te Mançester Junajtid, për 40 milion euro. 10) Manuel Rui Kosta nga Fiorentina te Milani, për 38 milion euro në 2001-in.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›