Rosi: Vendi i dytë mjafton
18/04/2005 Vendi i dytë në Portugali, e ka lënë të kënaqur Valentino Rosin. “Jam mjaft i lumtur, sepse ishte shumë e vështirë të garoje në shi me goma për pistë të thatë. Kjo është e rëndësishme në klasifikim. Nëse do të kishte rënë më shumë shi do të kishim ndërruar motor, por për këtë duheshin 40-45 sekonda dhe do të kishim humbur shumë kohë. Barosh ka qenë më i shpejti gjatë fundjavës dhe e meritonte të fitonte”- deklaroi “doktori”. “Tashmë mund t`i “shijojmë” këto 20 pikë. Janë një dhuratë që na japim më tepër siguri dhe na lejojnë të mendojmë me qetësi për rregullimet në motor”. Në fakt, gjatë gjithë provave, Hondat kanë qenë më të shpejta dhe ishin gati gjysmë sekondi më të shpejta. “Kemi pasur shumë probleme dhe nëse gara do të zhvillohej me pistë të thatë, do të ishte gati e pamundur të arrimin në pod. Mund të rrimë të qetë, por e dimë që kemi shumë punë për të bërë”. Ndërkohë në lidhje me Xhibernaun, kampioni në fuqi ka shtuar: “Ai kërkoi të kryesonte gjatë gjithë garës, ishte i pafat dhe më vjen keq. Çmimi i Madh i Shanghait? Nuk e njoh pistën, por besojë se është e ngjashme me atë të Sepangut. Nga fotot dhe garat e Formula 1, që kam parë duhet të ecim mirë”