E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: “Në 2009-n, Kroacia mund të përfundojë bisedimet e anëtarësimit”

Viti 2009 mund të jetë vendimtar për Kroacinë. “Kroacia mund të jetë në gjendje të përfundojë negociatat në vitin 2009 për t’u shndërruar në vendin e ardhshëm që do të anëtarësohet në BE”, - deklaroi dje kryetari i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso.
“Kam besimin se Kroacia do të jetë në gjendje të përmbushë kushtet. Ajo mund të jetë në gjendje të përfundojë negociatat teknike vitin e ardhshëm, ndoshta deri në fund të mandatit të këtij komisioni”, - deklaroi Barroso në një konferencë shtypi pas takimit me kryeministrin kroat, Ivo Sanader. Premtimi i dhënë për vitin e ardhshëm erdhi pasi Parlamenti i Kroacisë votoi për lejimin e hyrjes së anijeve të peshkimit të BE-së në një zonë të mbrojtur detare në pjesën kroate të Adriatikut.

14 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›