E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: “Gjatë ditëve të ardhshme, njohje të njëpasnjëshme të Kosovës”

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka intensifikuar lobimin për fazën e fillimit të njohjes numerike të shtetit të Kosovës në mënyrë që të kalohet sa më shpejt që të jetë e mundshme në fazën përfundimtare të njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet e botës”, - kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të qeverisë. Ai ka theksuar se njohja e pavarësisë po vazhdon me ritëm shumë të shpejtë. “Vendi ynë është në fazën e fundit të njohjes të pavarësisë”, - tha Thaçi, duke konfirmuar se ditëve të ardhshme do të ketë njohje të reja të njëpasnjëshme.
Kryeministri ka shprehur para kabinetit qeveritar përkushtimin dhe vullnetin e plotë të institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët duke përmendur marrëdhëniet e suksesshme me Malin e Zi dhe Shqipërinë. Lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë, kryeministri ka theksuar se ajo është nën kontroll dhe autoritetet e KFOR-it, si dhe mekanizmat e sigurisë së Kosovës, janë duke vepruar në përputhshmëri me kushtet dhe realitetin e krijuar pas pavarësisë së vendit.

14 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›