E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet shqiptari, kreu i “bandës me kallashnikov”

ATHINE- Një shqiptar 30 vjeçar, kreu i një bande grabitësish, i njohur me emrin "Toni", ra në duart e policisë greke i akuzuar për kryerjen së bashku me shtetas grekë, rumunë dhe shqiptarë të tjerë disa grabitje të armatosura nën kërcënimin e kallashnikovëve, në stacionet e benzinës, supermarkete, kioska dhe dyqane të tjera.
Siç del nga hetimi i policisë, gjatë dy muajve të fundit, personi i arrestuar, së bashku me bashkëpunëtorët e tij që janë në kërkim nga policia, kanë kryer 7 grabitje në një supermarket, restorant, dyqane ëmbëlsirash dhe në makina private.

Në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar 1,1 gram kokainë, 540 €, një kompjuter portativ, një thikë gjuetie, tre karta SIM për telefona mobil dhe pesë telefona celularë.

Policia ben te ditur se ndaj 30 vjeçarit janë ngritur padi edhe për krime të kryera së bashku me persona të tjerë që janë tashmë arrestuar për një vrasje, një tentativë vrasje, grabitje me armë në 44 supermarkete, pika shitje karburanti, njësi tregëtare etj.

I arrestuari u shoqërua në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›