E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Nuk ka presion për dialog politik

PRISHTINË- Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi vlerëson se me një vendosmëri më të madhe të institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë të qytetarëve serbë në veri do të mund te  largohen  barrikadat.

Kryeparlamentari ka insistuar që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të jetë vetëm teknik duke mohuar që ka presion nga ndërkombëtarët për hapjen e temave politike.

Krasniqi ka kundërshtuar fuqishëm idenë që veriu të administrohet nga ndërkombëtarët duke kërkuar qe zgjidhja të gjendet brenda kushtetutës dhe Pakos së Ahtisarit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›