E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv banesës së vjehrrit të Kreshnik Spahiut

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi pranë banesës së vjehrrit të Kreshnik Spahiut në Durrës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo të lënduar në njerëz. Ka qënë ora 19.30 minuta e mbrëmjes të së dielës kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në katin e tretë të një pallati në lagjen nr 12 Durrës. Policia e cila mbërriti në vendgjarje konstatoi se në derën e jashtme të apartamentit në pronësi të Ramazan Gjuzit, ishte vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi që ka shpërthyer më forcë derën, duke e shkatërruar atë pjesërisht. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi familjarët e objektivit të sulmit nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes. Banorët kanë qënë të tmerruar, pasi zhurma e fuqishme që tronditi banesat e tyre është bërë ndërsa një pjesë e tyre kanë qenë në shtëpi.
Policia nga hetimet paraprake dyshon se lloji i eksplozivit ka qenë tritol ndërsa nuk ka ende dijeni për autorët e ngjarjes. Nga hetimet mësohet se sasia ishte vendosur në hyrje të apartamentit, ku jeton nëna si dhe dy vëllezërit e bashkëshortes së Kreshnik Spahiut. Policia konfirmon se nuk dihen ende shkaqet që kanë detyruar të kryejne një akt të tillë dhe nëse objektivi ishte shkaktimi i më shumë dëmeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›