E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luksemburgu mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Autori i Lajmit: Red.Luksemburgu mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën e Atlantikut të Veriut. Ky konfirmim u bë gjatë takimit të dy ditëve më parë që kryeministri Sali Berisha zhvilloi në Nju - Jork me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, njëkohësisht ministër i Jashtëm, zotin Jean Asselborn. Berisha dhe Asselborn vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kryeministri e falënderoi për ratifikimin nga parlamenti i Luksemburgut të Marrëveshjes së Asociim - Stabilizimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe e informoi për zbatimin e Marrëveshjes Ad Interim. Asselborn, duke sjellë në vëmendje vizitën që ka zhvilluar kohë më parë në Shqipëri, shprehu vlerësimet maksimale për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në këto dy vitet e fundit. Ai përshëndeti bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sistemin bankar dhe në fushën ekonomike, duke theksuar nevojën për vazhdimin e reformave në Shqipëri. Zëvendëskryeministri Asselborn siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria e Luksemburgut do të mbështesë Shqipërinë në përmbushjen e aspiratës së saj për anëtarësim në NATO.

Ky lajm është publikuar: 26/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›