Rama: Me kurajën e të paaftit Berisha flet për “bum ekonomik”
Kreu i PS Edi Rama akuzoi Kryeministrin Berisha për papërgjegjshmëri përpara varfërisë në rritje të shqiptarëve.
Duke komentuar deklaratën e një dite më parë të kreut të maxhorancës, për një bum ekonomik të vendit në 6-mujorin e parë të vitit 2008, Rama u shpreh se ato janë vetëm gënjeshtra. Këtë deklaratë kreu socialist e bëri gjatë një konference për shtyp në selinë rozë. "Me kurajën e papërgjegjshmërisë, Kryeministri flet për "bum ekonomik", ndërkohë që sot po rrënohen krejtësisht kultivuesit e misrit dhe foragjereve në Shkodër, Myzeqe, Korçë dhe luginën e Elbasanit, si edhe prodhuesit e agrumeve në Sarandë e Vlorë. Me kurajën e të paaftit, Kryeministri flet për "bum ekonomik", ndërkohë që sot janë në gjunjë prodhuesit bujqësorë të pemëve frutore të Korçës, Devollit e Dibrës dhe perime-rritësit e Divjakës, Krutjes, Tërbufit, Hysgjokajt të Lushnjës, Velipojës së Shkodrës, Kozares së Kuçovës, Poshnjës e Goriçanit të Beratit dhe kudo ku njerëzit punojnë dhe përpiqen në mënyrë të ndershme të mbajnë familjen dhe të bëjnë bujqësi në këtë vend", tha Rama. Sipas tij, deklaratat e kreut të ekzekutivit s'kanë asgjë të vërtetë me situatën reale të familjeve shqiptare. "Me kurajën e atij që s'di se ç'flet, Kryeministri provokon çdo shqiptare e shqiptar, që në tregun e ushqimeve duhet të paguajë çdo ditë e më shumë për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit në raport me fshatin dhe që në xhep ka çdo ditë e më pak për shkak të paaftësisë së një kryeministri, i cili me bumin e përrallave të tij të përditshme na tregon se ka filluar të rrëshqasë në drejtim të paditur", u shpreh Rama. a.l