E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Heqja e vizave, meritë e qeverisë

Turin paraelektoral, ministri i Jashtëm Basha e ka vijuar dje në komunat Shalës, Grekan dhe në fshatin Deshiran të Qarkut të Beratit. Gjatë takimit me banorët e këtyre zonave, Basha ka premtuar se brenda këtij viti do të përfundojë rruga Belsh-Kuçovë, 14 km e gjatë, me një investim prej 590 milionë lekësh dhe, po brenda këtij viti, do të përfundojnë edhe 13 km të rrugës që lidh Pajovën me Belshin, një investim prej 390 milionë lekësh.

Anëtarësimi në NATO, aplikimi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe, së shpejti, liberalizimi i vizave, tha Basha, janë meritë vetëm e reformave të kësaj mazhorance. Duke sulmuar opozitën, Basha tha se ajo na jep një model tjetër, një model ku jepen 28 leje dhe 19 i merr një studio, kur jep 18 punë publike dhe 14 i merr një firmë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›