Olldashi kërkon votën në Lushnjë
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, në turin e tij paraelektoral në Komunën Kërmishtaj dhe Bubullimë në Lushnjë, kërkoi votën për të djathtën në zgjedhjet e 28 qershorit. "Në prag të fushatës elektorale, shumë politikanë vijnë te ju me një sërë premtimesh elektorale. Por ju nuk ia keni borxh votën askujt, thjesht duhet të shikoni a janë mbajtur premtimet dhe a është përmirësuar jeta e juaj", tha Olldashi. Duke i bërë një bilanc punës së qeverisë në katër vitet e fundit, ministri Olldashi theksoi se "vetëm katër vjet më parë ju e kishit të pamundur të shisnit produktet tuaja, pa përmendur faktin që subvencionet e shtetit mungonin thuajse tërësisht".
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u ndal dhe te "kali i betejës" që riktheu PD në pushtet katër vjet më parë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u ndal dhe te "kali i betejës" që riktheu PD në pushtet katër vjet më parë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.