E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Na besoni dhe një mandat katërvjeçar

Deputeti i PD-së, Lulzim Basha, vijoi dje takimet e tij në zonën e Gramshit. Në bisedën me banorët e këtij qyteti evidentoi disa nga sukseset kryesore të kësaj qeverisjeje gjatë këtij mandati katërvjeçar, duke venë theksin te rritja e pagave dhe pensioneve. Basha vlerësoi edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke theksuar se gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar ato do të thellohen edhe më shumë. Deputeti Basha premtoi se nëse banorët e Gramshit dhe të gjithë Shqipërisë do t‘i japin votëbesimin edhe për katër vjet të tjerë, kjo qeveri do të sigurojë lëvizjen e lirë të të gjithë shqiptarëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›