E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Vitin që vjen do të lëvizni pa viza

Eksperiencë të jashtëzakonshme, e ka cilësuar udhëtimin paraelektoral në të gjithë vendin Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, impresionet e të cilit i ka rrëfyer gjatë vizitës në Patos, mesditën e djeshme. Gjatë fjalës së saj, para grave të Patosit ajo ka theksuar arritjet që ka shënuar Shqipëria gjatë katër viteve të qeverisjes së demokratëve. "Mbajeni mend, vitin e ardhshëm, në këtë periudhë, në pranverë, shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE. Ne jemi i vetmi komb që për të paktën 70 vjet kemi qenë të izoluar: 50 vjet të komunizmit kemi qenë totalisht të izoluar dhe këto 20 vitet e fundit duhet të rrinim në radhë te dyert e ambasadave", tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›