E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, apel qytetarëve: Pajisuni me karta identiteti

Familja Topi aplikon për letërnjoftimet elektronike
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, kanë aplikuar për kartat e tyre të identitetit në njësinë bashkiake numër 9. Kreu i shtetit, i cili është edhe zyrtari i parë që publikisht aplikon për tu pajisur me dokumentin e tij të votimit, kërkoi më tepër punë propagandistike nga institucionet përgjegjëse, pasi sipas tij interesi i qytetarëve për të aplikuar dhe pajisur me karta kanë rënë dukshëm. Natyrisht unë zgjodha këtë ditë për të aplikuar, jo se nuk kam pasur mundësinë më parë, por e shoh se ky është një moment për të bërë një sensibilizim të gjerë publik. Të gjitha institucionet duhet të bëjnë patjetër propagandë në këtë sens dhe partitë politike nuk duhet ta shohin pajisjen e qytetarëve me karta identiteti vetëm në funksion të ditës së votimit tha Topi. Kreu i shtetit i bëri apel qytetarëve të ndërgjegjësohen se letërnjoftimi elektronik përveçse i garanton të drejtën e votës, redukton bezdinë e certifikatave. Madje sipas tij hap dhe dyert e bashkimit Europian. Qytetarët duhet ta vlerësojnë këtë në radhë të parë në interesin e tyre, pastaj në mundësinë që ata kanë një herë në katër vjet, në zgjedhjet e përgjithshme politike për të shprehur vullnetin e tyre. Pra, ta shprehin këtë vullnet në mënyrë të sigurt, të ndërgjegjshme dhe demokratike! Sa kohë shpenzoni duke tentuar që të pajiseni me certifikata, që shpeshherë duhen në mjaft drejtime, o të jenë njerëz të siguruar, do të jenë qytetarë të denjë të një Europe, tek e cila ne shpresojmë të shkojmë. Do të ishte një mesazh shumë i mirë edhe për vendet partnere që ne jemi të gjithë të regjistruar, më së fundmi të japim një shifër të saktë të popullsisë, tha Topi. Kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike janë kusht i Bashkimit Europian për plotësimin e standardeve ndërkombëtare. Në lidhje me mbarëvajtjen e procesit, Presidenti i Republikës u shpreh se, akoma ka një mendësi që njerëzit të shkojnë aty ku shprehet detyrimi. Pavarësisht pretendimeve të opozitës për manipulim në proces qeveria garanton se zgjedhjet do të realizohen me dokumentet e reja të sigurisë së lart.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›