E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zheji: Do jem pjesë e LSI në zgjedhje

Analisti Artur Zheji, i ftuar në një media iu referuar koalicionit mes LSI-PSV'91 garanton demokracinë. Sipas tij, këto dy parti janë forcë garantiste që demokracia shqiptare të ketë tre kollona, sepse po shihet se PD-PS kanë krijuar një marrëveshje për të marrë secila prej tyre një herë në katër vjet pushtetin. "Vota për këtë koalicion është vota për një garanci demokratike të munguar", nënvizoi Zheji. Ai e sheh këtë koalicion si një faktor përcaktues pas zgjedhjeve. Analisti Artur Zheji deklaroi se do të jetë pjesë e LSI- së në zgjedhje. Ai nënvizoi se shqiptarët janë të revoltuar, sepse u zhgënjyen me votën që i dhanë Berishës, por edhe për faktin që kriza ekonomike po fshihet nga ana e qeverisë dhe nuk po merret asnjë masë për të. Si zhgënjim të dytë, analisti vlerësoi opozitën e drejtuar nga Rama që nuk japin kambanën e alarmit. "Opozitarët nuk bëjnë një mocion për rrëzimin e Berishës, nuk bëjnë asnjë kërkesë për t'i dhënë ndihmë ekonomisë që po prek shqiptarët, dhe kjo bën të kuptojnë se shqiptarët do mendojnë për një forcë të tretë politike për t'i dhënë votën", tha Zheji. Sa i përket organizimit të manifestimit të PS-së për tragjedinë e Gërdecit, analisit vërejti se në këtë organizim nuk ka shumë të vërtetë substanciale. "Kjo është pjesë e një skenari elektoral për t'i thënë elektoratit se ne jemi edhe opozitë", shpjegoi analisti. Duke iu referuar fushatës elektorale tha se fushata ka filluar tashmë prej disa kohësh, por nuk ka nisur me "këmbën e mbarë",sepse vihet re një tendencë për të ngushtuar hapësirat mediatike dhe për të bërë një luftë të imazhit të rremë. "Duke nxirë një pjesë të hapësirës mediatike është një regres i madh për demokracinë", tha Zheji. Sipas tij, tranzicioni është i dëshiruar nga një pjesë e politikës për ta mbajtur peng. Sipas analistit dallimi mes kësaj fushate dhe asaj paraardhëse dallon në agresivitetin për të mbyllur hapësirat e reja mediatike, në rast se nuk je pjesë e kastës së mazhorancës apo opozitës. "Po shohim një censurë që nuk është hapja e mundësive të barabarta, por errësimi i tyre nga ana e medias", tha ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›