E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: “Jam i hapur për çdo hetim”

Autori i Lajmit: Red.Ish-ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Lulzim Basha, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, konfirmoi dje gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, në hetimin e procedurave të rrugës Durrës-Kukës. Ministri Basha mohoi të kishte dijeni për një kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kërkon heqjen e imunitetit të tij si deputet i Kuvendit, që më pas t i hapet rruga hetimit të tij, lidhur me procedurat e kësaj rruge, në periudhën kur ai ka qenë drejtues i MPPTT-së. “Nuk jam njohur me kërkesën, por pavarësisht nga ajo, jam plotësisht i hapur të bashkëpunoj në mënyrën më të plotë me këdo organ që dëshiron të hetojë, me çfarëdo mënyre apo thellësie mbi veprën madhore Rrëshen- Kalimash, pjesë përbërëse e aksit Durrës-Kukës-Morinë”,- tha Basha.

Ky lajm është publikuar: 16/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›