E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Aplikimi në BE, proces i rëndësishëm për Shqipërinë

Diplomacia shqiptare rikonfirmon vullnetin për të aplikuar sa më parë si vend kandidat në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, gjatë datës së dytë të forumit të Kras Montanës që po mbahet në Tiranë. Duke cituar deklarata e hershme të kryeministrit Berisha, ka këmbëngulur se aplikimi për në Bashkimin Evropian do të bëhet sipas axhendës së planifikuar kohë më parë. Vendimi ynë për të aplikuar në familjen e madhe evropiane mund të mos bëhet në një periudhë të kënaqshme, por ky vendim duhet marrë për të mos dëmtuar procesin dhe për të mos shkurajuar të gjithë ata që duhet dhe do të jenë në bllokun e 27 vendeve evropiane. Ne do të marrim përsipër meritat nëpërmjet reformave që kemi ndërmarrë, por njëherësh edhe barrën e këtij anëtarësimi, u shpreh kryediplomati shqiptar Basha, duke shtuar se e ardhmja do të përmbush të gjitha zotimet që Shqipëria ka bërë për tu bashkuar vendeve të BE. Duke përshëndetur punimet e Forumit të Crans Montanës, Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha vuri në dukje se Shqipëria nuk është në krizë ekonomike, por vetëm ka ndikim nga ajo dhe efektet ndihen në disa sektorë. Sipas tij, vendi ynë nuk e gjen veten mes kësaj krize, ku Basha ka veccuar rezultatin e politikave që ka ndjekur qeveria shqiptare në 4 vitet e fundit, të cilat kanë bërë që ndikimi i efekteve të krizës financiare në Shqipëri të jetë i kufizuar. "Gjatë këtyre 10 viteve ne kemi parë një transformim gradual të sigurisë në vend, por edhe konsolidimin e plotë të demokracisë në Shqipëri. Gjithashtu, ne kemi dëshmuar një vullnet të hekurt për reforma dhe ky është një përfitim ekstra që sjell procesi i integrimit", tha Ministri Basha. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO pritet të jetë një faktor përcaktues për rritjen e investimeve në vend, dhe në këtë drejtim, Ministri Basha solli në vëmendje shembuj të vendeve të tjera, të cilat në një situatë normale ekonomike, një vit pas anëtarësimit në NATO, kanë pasur rritje të investimeve të drejtpërdrejta në vendet e tyre nga 14-18 për qind, në këtë kuadër, Basha vuri në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, që sipas tij kanë pasur përparim të dukshëm, pavarësisht krizës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›