Greqia: Mos aplikoni tani! Zgjedhjet parlamentare, primare
Apelit të ndërkombëtarëve për të mos u nxituar me aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE, por të shoh zgjedhjet si faktor kryesor, i është bashkuar edhe qeveria greke. Ndërkohë që nga ana tjetër, përballë kërkesave të ndërkombëtarëve, kryeministri Berisha vazhdon të përsërisë përditë qëndrimin e tij pro aplikimi të vendit gjatë presidencës çeke në BE, duke mënjanuar në një farë mënyre të gjitha kushtet e papërshtatshme që nuk janë të favorshme për aplikimin e vendit.
Këtë radhë, mesazhi ka ardhur nga fqinji ynë Greqia, e cila këshillon qeverinë shqiptare që të shoh si prioritare zgjedhjet parlamentare të qershorit. Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Nikolaos Pazios, sheh si prioritare zgjedhjet parlamentare të vendit, dhe më pas aplikimin në BE, gjithsesi sipas tij vendimi i takon vetëm qeverisë dhe politikës, për të vendosur se kur do të jetë koha për ta bërë këtë veprim. "Ky është një vendim, që i takon qeverisë. Është zgjedhje e politikës dhe kohën e përcaktojnë vetë ata.