E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama mashtron sërish shqiptarët: Fotot e vitit 2003 i paraqet si foto të viteve 90

Kliko mbi foton per ta zmbadhuarI pyetur ditën e djeshme nga gazetarët rreth akuzave të fundit rreth tij si dhe për problemin me fotot nudo, kryeopozitari i Shqipërisë u përgjigj shkoqur se, Nuk ka pse të më vijnë turp që në fillim të viteve 90 bashkë me miq të tjerë, pasi dolëm nga Shqipëria shkuam në një plazh natyristësh që nuk është ilegal as në shkelje të lirisë së askujt në BE. Tu vijë turp atyre që me fotografi personale të vjedhura duan të zhbëjnë çdo ideal, çdo vlerë. Duan të bëjnë politikë, duan të ushqejnë këtë politikë. Në demokraci, barrën e provës nuk e ka i akuzuari, por e ka akuzuesi. Kurajoja për të akuzuar këdo që del përpara, këtyre njerëzve u vjen nga etja për pushtet. Fryjnë flokët për të dalë me ndërkombëtarët.Nuk respektojnë dashurinë dhe dramat personale të njerëzve,ky nuk është turpi im por i atyre që merren me këto gjëra, pasi unë këto gjëra i kam bërë në moshë të re. Sërish ky njeri vazhdon të mashtrojë shqiptarët me fotot nudo të cilat i paska bërë pas viteve 90. Në fakt këto foto ky njeri i ka bërë në kohën që ka qenë kryetar bashkie dhe i ka bërë plot 13 vjet më mbrapa pas asaj që pretendon. Edhe dje ky njeri gënjeu pa pikën e turpit shqiptarët duke na i nxjerrë fotot e tij si ekzibicione adoleshentësh, jo si perversitete gjenetike të një njeriu të shthurur dhe të degraduar. Nudisti Rama ju a vë fajin të tjerëve për perversitetet e tij dhe degjenerimin e tij ndërkohë që në fakt ato foto dhe shumë të tjera kanë qenë të shpërndara nga miqtë e tij. Kryesocialisti Rama u mundua të na pasqyrojë ekzistencën e fotove si çështje të rinjsh, në fakt po e marrim të mirëqenë punën e fotove në plazh si një eksperiment rinor. Po fotot para kompjuterit, kujt eksperimenti i shërbejnë, pasi ato nuk janë as në plazh publik por duken qartë se kanë dalë pas një orgjie në ambiente të mbyllura?  Në monologun e tij kryesocialisti Rama tha se, Ministri i jashtëm i Gjermanisë, u ballafaqua me një fotografi ku dilte maskuar dhe gjuante policinë. Kryeministri i Italisë bridhte me kitarë për të bërë për vete vajzat e bukura të qendrës së Milanos. Procesi im është normal. Procesi anormal është ai që ndodh nga ata që e dëgjuan. Nuk është turpi im, është turpi i tyre që merren me këto gjëra. Flasim për çështje që kanë të bëjnë me mënyrën se si ka qenë dikur dikush i ri. Unë nuk kam pse të kem problem se unë i ri kam qenë ai që thotë Bushati, kurse Sali Berisha ka qenë sekretari i Partisë së Punës. Banalizimi i gjithë kësaj është ai lloj meskiniteti që nuk duhet sepse nuk i tha njeri ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, kriminel, vrasës. Kryesocialisti Rama, në fakt, merr shembuj që nuk kanë të bëjnë fare me pozicionin e tij. Asnjë nga këta njerëz nuk ka dalë nudo dhe asnjë nga këta njerëz nuk ka kryer perversitete. Këta njerëz përpos këtyre që thamë më sipër janë baballarë të mirë dhe familjarë të mrekullueshëm, ndërkohë që personi në fjalë jo vetëm që nuk ka qenë ndonjëherë familjar i mrekullueshëm si ata, por ka lënë të birin dhe ish gruan në kushtet mizerabël të jetesës nw pallatet parafabrikate te porcelani.
    ******************************************** ********************************************Ja një pjesë e intervistës së Edi Ramës

-Ju ka penguar juve mënyra se si erdhët në PS pasi që ju desh të merrnit nën kontroll mënyrën për ta drejtuar partinë?
Besoj që koha e krizave të PS ka kaluar dhe sot është koha e një krize që kërcënon Shqipërinë pasi është shtrirë në të gjithë botën dhe praktikisht kërcënon më shumë se të tjetër dy partnerët tanë strategjikë me të cilët kemi lidhjet më të forta ekonomike, Italinë dhe Greqinë. Për mua ky është një shqetësim shumë i madh, për të cilin duhet folur jo për të dhënë alarmin, por për të kuptuar që jemi në një kohë për të cilën nuk mund të bëjmë të paditurin. Mbi të gjitha mospranimi se kriza ka filluar, duke filluar të prekë familjet shqiptare, ju kushtoi shumë shtrenjtë. Së pari sepse nuk përkthehet në masa konkrete për ti ardhur në ndihmë sipërmarrjes, e cila do të jetë aleati më i rëndësishëm në luftën kundër varfërisë dhe nga ana tjetër do të thotë injorimi i një sërë faktorësh. Nëse nuk menaxhohen në kohë, do të sjellin pasoja të paparashikueshme, për një vend si ky i yni ku padyshim që kriza mund të hyjë në vend por do të jetë shumë e vështirë që të dalë.
 
A mund të shkojë e majta në këto zgjedhje?
Më 28 qershor do të fitojë e majta dhe koalicioni i saj. Do të fitojë ky bashkim i ri i qytetarëve shqiptarë që po lazmohen falë kësaj politike të re, që do të thotë një qasje e re ndaj njerëzve dhe problemeve të vendit. Do të fitoj sepse do të ndryshoj Shqipërinë. Nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj simetrie të vitit 2005. Nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj kërcënimi që vjen nga anëtarë të vitit 2005. kemi të bëjmë me një situatë të re, kur një koalicion i madh qytetarësh po plazmohet dita-ditës. 

Përtej të majtës dhe të djathtës, a mund të gjenden pretendime të ekstremit të majtë dhe atij të djathtë?
Kam ardhur këtu, me një libër për tu dhënë përgjigje të gjithë atyre që kanë spekuluar për shkak të padijes ose të keqdashjes me nocionin përtej së majtës dhe të djathtës, i cili në radhë të parë nuk ka të bëjë as me komunizmin, as me fashizmin, si kundër spekulohet rëndom, por ka të bëjë me një përqasje të re të së majtës së re evropiane. Partia socialiste është gjithnjë e më shumë partia e re, përtej të majtës dhe të djathtës së vjetër, si qasje ideologjike. Unë besoj tek një bashkim i ri përtej së majtës dhe të djathtës, për ti dhënë fund mërive dhe hasmërive që politika e vjetër ka nxitur dhe ushqen prej 18 vitesh, deri në fshatin më të largët, duke i ndarë njerëzit gjoja majtas e gjoja djathtas. Unë besoj se shqiptarët kanë nevojë për një politikë të re dhe për një bashkim të ri.   

A e ka planin rregullues Bashkia e Tiranës?
Plani rregullues i Tiranës është bërë transparent për qytetarët e Tiranës në dëgjesa publike, është shpjeguar nga ekspertë të bashkisë, kemi marrë opinionin e grupeve të interesit. Plani është ekspozuar në qendrën e Tiranës dhe është miratuar në KRRT- në e Tiranës. Në Bashkinë e Tiranës kanë bashkëpunuar arkitektë nga më të shquarit. Ndërsa lejet e ndërtimit, nuk i jap unë por, KRRT- ja e Tiranës, e cila përbëhet nga 9 persona dhe unë gjykoj mbi bazën e atyre që shoh.

Do kisha botuar me qejf për një njeri si Edi Rama që bridhte nudo nëpër plazhe. Nuk konceptoj një njeri që bën një jetë të lirë, kur kthehet në politikë është një njeri që fillon dhe ka nota gjithmonë e më shumë autokratike. Kujt Rame ti besojmë, atij që bredh nudo në plazhet e Europës, apo ai që po shndërron PS, në një parti ku dëgjohet vetëm fjala e njëshit?
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, u ballafaqua me një fotografi ku dilte maskuar dhe gjuante policinë. Kryeministri i Italisë bridhte me kitarë për të bërë për vete vajzat e bukura të qendrës së Milanos. Procesi im është normal. Procesi anormal është ai që ndodh nga ata që e dëgjuan. Nuk është turpi im, është turpi i tyre që merren me këto gjëra. Flasim për çështje që kanë të bëjnë me mënyrën se si ka qenë dikur dikush i ri. Unë nuk kam pse të kem problem se unë i ri kam qenë ai që thotë Bushati, kurse Sali Berisha ka qenë sekretari i Partisë së Punës. Banalizimi i gjithë kësaj është ai lloj meskiniteti që nuk duhet sepse nuk i tha njeri ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, kriminel, vrasës.

Opozita e Ramës, si moment konflikti apo bashkëpunimi me Berishën. Rasti i Gërdecit?
Ku qëndron lidhja mes Gërdecit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO? Çfarë duhet të bënte PS pas Gërdecit, të hidhte Kryeministrinë në erë, të hapte një proces që do e bënte absurd në sy të botës e të popullit shqiptar? Ajo bëri atë që i takon një force për të emancipuar vendin, që e sheh pushtetin si mjet për të arritur qëllime të përbashkëta, falë atij qëndrimi ne kemi standarde të reja që janë të vështira për tu pranuar, por janë standarde të vëna. Vendosëm shumë qartë Gërdecin ku i takonte të vendosej, në duart e gjyqësorit dhe në duart e politikës, në lidhje me korrupsion shtetëror.

Si i komentoni akuzat ndaj teje të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›