E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, Aristidhis: Integrim të plotë, vendet e rajonit

Vizioni i Shqipёrisё pёr rajonin e Evropёs Juglindore ёshtё integrimi i plotё i vendeve tё rajonit pёrfshirё Kosovёn dhe Serbinё nё Bashkimin Evropian dhe NATO. Këtë i shprehu dje ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, gjatë takimit që zhvilloi dje me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Agathoklis Aristidhis. Zhvillimet rajonale, procesi i integrimit euro-atlantik dhe evropian, marrёdhёniet dypalёshe dhe çёshtje tё tjera tё aktualitetit ndёrkombёtar, ishin temat kryesore tё bisedёs. “Shqipёria ёshtё e pёrkushtuar ndaj kёtij vizioni, - theksoi ministri Basha, - dhe e konsideron atё pёrcaktues pёr qёndrimet dhe marrёdhёniet e saj me fqinjёt. Procesi i integrimit evropian dhe euroatlantik i rajonit kalon nёpёrmjet reformave, dhe pёr kёtё arsye, - theksoi ministri Basha, - Shqipёria ёshtё e pёrkushtuar tё vazhdojё pa ndalur reformat qё bёnё tё mundur integrimin euroatlantik tё vendit, marrjen e ftesёs pёr nё NATO dhe nёnshkrimin e protokolleve tё pranimit”. Duke falënderuar pёrfaqёsuesin grek pёr mbёshtetjen qё Greqia ka ofruar dhe vazhdon tё ofrojё nё procesin e integrimit evropian tё Shqipёrisё dhe vendeve tё tjera tё rajonit, ministri i Jashtёm Basha bёri njё ekspoze tё reformave tё suksesshme tё qeverisё Berisha nё konsolidimin e shtetit ligjor, luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit, reformat fiskale dhe liberalizimin e ekonomisё shqiptare. Kёto reforma konsiderohen si kredencialet mё tё mira pёr procesin e integrimit tё vendit, theksuan bashkebiseduesit. Me theks tё veçantë gjatё takimit u trajtua dhe procesi i liberalizimit tё vizave i cili nёpёrmjet lёvizjes sё lirё tё qytetarёve drejt hapёsirёs Shengen do tё forcojё procesin e pёrafrimit dhe të integrimit tё vendeve tona me BE-në. Çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal si, transporti dhe energjia, u trajtuan gjithashtu gjatë takimit mes ministrit Basha dhe z. Aristidhis.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›