E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: Në Shqipëri garanci për biznes

Investitorët gjermanë kanë tashmë një siguri më shumë për të marrë mundimin që të hedhin paratë e tyre në investime në Shqipëri. Institucionet zyrtare të biznesit në këtë vend i rekomandojnë biznesit vendas që të vijë në Shqipëri, duke vlerësuar zhvillimin pozitiv të ekonomisë dhe garancitë që ofron kjo ekonomi për investime. Klasifikimi që ka bërë për vitin 2008 Republika Federale e Gjermanisë ka rrit vlerësimin dhe besimin tek Shqipëria. Ky klasifikim i cilësuar “garancitë për investime” jep çdo vit rekomandime për biznesin vendas në marrëdhëniet e tyre me vende të tjera. Ky vlerësim është një inkurajim shumë i madh i investitorëve dhe sipërmarrësve gjermanë për të investuar dhe bashkëpunuar me Shqipërinë. Në website-n e ambasadës gjermane, si dhe në faqen e internetit të Sigurimeve të Biznesit me Jashtë (AuslandsGeschaftsAbsicherung) të Republikës Federale Gjermane: www.agaportal.de, me titullin “Rritet besimi ndaj ekonomisë shqiptare” thuhet se: “Përkundrejt zhvillimit ekonomik pozitiv të Shqipërisë dhe përvojave të mira pozitive të Shqipërisë dhe përvojave të mira me shlyerjen e pagesave, Gjermania po përmirëson mundësitë e garancive nëpërmjet garancive “Hermes” për eksportet me Shqipërinë”. Duke sqaruar funksionimin e kësaj garancie, më tej thuhet se “si garanci për kreditë në fushën e eksporteve, garancitë “Hermes” janë një pjesë përbërëse e rëndësishme e politikave gjermane për nxitjen e eksportit. Me përfitimin e garancive “Hermes”, eksportuesit gjermanë dhe bankat mund të sigurojnë blerësit dhe vendet ndaj rreziqeve nga eksportet, duke shmangur në këtë mënyrë mosshlyerjen e pagesave për arsye ekonomike apo politike”. Sipas vlerësimit të institucioneve gjermane, “mundësitë e garancive ekzistojnë tashmë për biznese afatshkurtra me afate kredie deri në 12 muaj pa kufizime formale. Ndërsa bizneset më të vogla, me afate kredie përtej këtij kufiri, mund të përfitojnë garanci rast pas rasti. Veç kësaj ekzistojnë mundësi garancie për financime projektesh dhe financime të tjera të strukturuara”. Pasi ka mësuar për këtë klasifikim dhe për vlerësimin e marrë, qeveria shqiptare ka nxituar ta përshëndesë, duke e parë këtë si mundësi për një rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve. “Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare përshëndet këtë vlerësim të ri të Shqipërisë si një akt shumë të rëndësishëm për nivelin e zhvillimit të saj, i cili hap rrugën e një stadi të ri të bashkëpunimit të gjithanshëm ekonomik midis Gjermanisë dhe Shqipërisë”, - thuhet në njoftimin e qeverisë.

Topi, firmë mbi lëvizjen e 13 prokurorëve

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dha “ok”-in dje emërimeve të reja të Kryeprokurores Ina Rama në disa prokurori rrethesh. Z. Topi firmosi dekretin për transferimin e 13 prokurorëve të tjerë të propozuar nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

1. Zoti Petrit QERIMI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë.

2. Zoti Fahri DANAJ, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Renda Tiranë.

3. Zoti Stiliano BANDILLI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

4. Zoti Sokol NISHANI, oficer i Policisë Gjyqësore Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

5. Zonja Deniona KATRO, oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

6. Zoti Vladimir MARA, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

7. Zoti Besnik MUÇI ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, emërohet prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

8. Zoti Bledar MAKSUTI, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

9. Zonja Belina ZENELI ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

10. Zoti Abaz MUÇA, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.

11. Zoti Hysni VATA ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

12. Zoti Platin ALIÇKA, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

13. Zonja Rozeta QIRJAZI, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Apelit Korçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›