Visar Zhiti sjell rrëfimin e vëllait të Ngjelës në internim

VISAR ZHITI
Visar Zhiti tregon dënimin e revoltës së Qafë-Barit.
Pushkatimi i Sokolit e Ndojës dhe helmimi i të burgosurve
“Pas vrasjes, Ballukut i pushkatuan kalin, e Petrit Dumes i shkatërruan veturën e zezë”
Dy të pushkatuar, dhjetë të ridënuar me nga 10-25 vjet dhe shumë të plagosur e të lënduar. Ky ishte bilanci i shtypjes së revoltës së Qafë-Barit të 22 majit 1984. Në librin e tij “Ferri i çarë”, botuar nga “OMSCA 1″, Visar Zhiti tregon nga pozitat e dëshmitarit okular. Pas shtypjes së revoltës, ia behën edhe ndëshkime, pushkatime dhe ridënime, madje edhe vetë burgu u dënua, duke u bërë edhe më i keq nga ç’ishte. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u dënuan me pushkatim si organizatorë. Shumë më vonë, do të mësonte se në të vërtetë të gjithë ishin të dënuar me vdekje të ngadaltë, me helmim me sodë sapuni në ushqim. Leximi i dokumenteve zyrtare mbi revoltën ishte edhe më i dhimbshëm. Por burgu, sado i tmerrshëm, ka edhe anët e veta tragjikomike. Takon njerëz, të cilët i ndesh vetëm një herë në jetë. Në burgun e Qafë-Barit, mes shumë të tjerësh, Zhiti njohu edhe Sokol Ngjelën apo Lincin, si i thoshin të gjithë. Linci me një humor të zi ishte një dritare në atë botë të panjohur, në atë të Bllokut. Por edhe shumë nga ata pushtetarë bllokmenë tashmë kishin rënë në pluhur. Shumë ishin dënuar, internuar. Linci tregon jetën e tyre në kampet e internimit mes mjerimit dhe shpresës së beftë se “I madhi” nuk dinte të vërtetën dhe do t’i çlironte al.mi
…vijon nga numri i kaluar
DËNIMI I REVOLTËS DHE DËNIMI I BURGUT
Ra çanga, hekur mbi kokë. Na mblodhën në mensë prapë. Ai myzeqari aty, ku e kishim lënë, i palëvizur, kështu dukej. Mos duan të përsëritim rebelimin? Prapë erdhi ai oficeri nga Jugu, zëvendëskomisari a ç’dreqin ishte, që iu rrokullis kapela me yll e iu ngatërrua nëpër këmbë si mace, si ideologjia e vet, thuaj. Policët me shenja plagësh. Gjysma kokësh të lidhura me fasha, copa krahësh të thyer. Komunikim. Zëri i komisarit donte të ngjante i fortë, i patundur dhe vetë po rrinte drejt si ato tabelat e qitjeve. Batare armësh. Diktatura e proletariatit e shtypi revoltën e armiqve dhe gjyqi i popullit heshti. Uli sytë mbi letër, pa syze

Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja para pushkatimit
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të të pandehurve na u mor fryma, emra, emra vendosi këto dënime: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim Sokol Progri, me 25 vjet burg, Vllasi Koçi, me 25 vjet burg, Martin Leka me 16 vjet burg, Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg, Bajram Vuthi, me 15 vjet burg, Ndue Pisha me 25 vjet burg, Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg, Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg, Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj po e të pushkatuarve? E Sandër Sokoli me kokën që i varej supeve, e hodhën mbi të tjerët në makinë, kufomë, kockathyer dhe të lidhur firmat e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Pukë, më 3.06
Në Spaç ridënuan mbi 100 veta. Ditët e fitimit u hiqen. Nuk u quhen më. Po s’janë ditë, janë jetë Koha s’është jona, por jashtë nesh si sendet e grabitura. I vranë Të gjithë të burgosurit i lidhën me zinxhirë dy e nga dy dhe i ulën përdhe. Dënuan me pushkatim dhe qenin e burgut, sepse mori hapur anën e të burgosurve, jo vetëm që u lehte policëve, por u hidhej te këmbët, i kafshonte. Dhe iu bë gjyq i vërtetë Asgjë s’po dëgjoja dot. Breshëri plumbash gjëmonin dhe mbulonin zërat. Dhe duartrokitjet e stuhishme, brohoritjet për Partinë dhe shokun Enver nëpër salla kinemaje, kur gjyqtari jepte vendimin e dënimit, me pushkatim binte dhé mbi supet e mia. Pas murit ranë dhe një herë miqtë e mi të vrarë, trinia llahtarisht e shenjtë e kokëve të tyre me rrëke gjaku dhe vargu i skllevërve, i të lidhurve me zinxhirë, të porsadënuar Në revoltën e Spaçit pushkatuan katër: Pal Zefin, Skënder Dajën, Dervish Bejkon, Hajri Pashain. Duke konfiskuar pjesën e tyre nga pasuria në familje. Çfarë, karriget, lugët? Dhe me heqjen e së drejtës elektorale 5 vjet pas dënimit. Pas vdekjes? E tmerrshme, cinike. Ngaqë votuesit këtu janë të vdekur
* * *
Pastaj u dha dënimi dhe për vetë vendin e vuajtjes së dënimit, burgun! Ashtu siç qe dënuar dhe Spaçi pas revoltës. E ç’do të bëjnë, do të burgoset dhe burgu? Si? Çfarë, do të shembin ngrehinat, shkallët, do të përmbysin fjetoret? Nëse më thua se do të shtojnë dhunën, asaj s’ke ç’i shton më.
Burg i dënuar, çudi! Truallin e tij mos do ta mbushin me tela me gjemba e do të kalojmë çdo ditë mbi to, zbathur, kur të shkojmë në punë, që do të jetë bërë edhe më e rëndë? Të dënuar malet përreth, uji, ajri. Gjithçka do të jetë më keq, edhe

Burgu i Qafe-Barit
e keqja. Që nga ushqimi, do të pakësohen kaloritë, megjithëse pak ishin, por familjeve do t’u vënë rregulla, për të mos sjellë gjë më dhe takimet sa më të rralla, dy herë në vit, mbase. Edhe letrat. Mund ta heqin televizorin – mirë do të bëjnë – dhe leximin e librave të Enverit, jo atë do ta shtojnë. S’do të lejohen ecejaket, do t’i largojnë familjet përreth, s’do të ketë më grua të bukur matanë telave me gjemba, s’do I dënuar në një burg të dënuar.
Ku di unë tjetër? Diktatura s’ngopet, më keq se në kohërat e vjetra, kur kishte dhe besëtytni, por, të jesh ateist, të mos besosh në asgjë dhe të dënosh edhe kalin e zëvendësministrit tënd të mbrojtjes pas pushkatimit të tij, ta çosh kafshën e gjorë në komunale, në Kukës, të tërheqë karrocën e plehrave, dhe çfarë kali, i bardhë, mbretëror fare, e kërkoi Kinostudioja për xhirime filmash, në asnjë mënyrë, është kalë me biografi të keqe, thanë. Po pse, veturën e zezë të vetë ministrit të Mbrojtjes, pasi e pushkatuan dhe atë, e çuan në Ersekë. E di ç’i bënë? E prenë gjysmën e veturës dhe i salduan pas një kazan të madh, e shndërruan në furgon për zarzavatet dhe shoferi s’e lante kurrë makinën, kishte frikë ta fërkonte me ujë. Dhe ngjante si një hibrid përbindëshi. Ashtu, vërtet? Dhe rrezik se qoftë ministri e zëvendësministri i tij – si quhen? Beqir Balluku e Petrit Dume – do të kujtohen nga kali i bardhë që dënuan, dhe vetura e zezë, që e bënë si mos më keq.
Gazetari Kastriot D. gjeti dhe një dokument tjetër rrëqethës. Tani punonte si drejtor në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkonte vetë nëpër dosje, e tërhiqnin, duke e tronditur, dokumentet e mbetura të revoltave në burg. Diktatura kishte rënë, por jo dëmet e saj. Nuk zhbëheshin dot aq menjëherë. ushqimit i hidhej helm i butë