Basha: Brenda vitit 2009 pa viza në BE
Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha në një takim me banorët e fshatit Lubinjë në Gramsh, tha se gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, qeveria do të realizojë liberalizimin e vizave me BE-në. “Reformat e ndërmarra nga kjo qeveri, të cilat janë vlerësuar nga të gjithë personalitet e larta botërore, që nga presidenti i SHBA-ve, kancelarja gjermane, kryeministri italian e deri tek presidenti francez, bënë të mundur anëtarësimin në NATO, aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian dhe, brenda vitit të parë të mandatit të dytë të kësaj maxhorancë, do të bëjë të mundur heqjen e vizave në hapësirën “Schengen” Ministri i Jashtëm akuzoi kreun socialist Edi Rama dhe Bashkinë e Tiranës si vendin ku abuzohet sot në Shqipëri. “I vetmi vend, ku vazhdohet të abuzohet me pushtetin dhe të përdoret për interesa të ngushta personale, është Bashkia e Tiranës”, tha Basha. Për këtë, ai solli si shembull 19 lejet e ndërtimit që Rama, sipas Bashës, dha për miqtë e tij të ngushtë. Basha tha se pesha e investimeve të qeverisë pas 28 qershorit do të përqendrohet tek infrastruktura rurale.