Raporti për tregtinë: “Bien ndjeshëm eksportet shqiptare gjatë vitit 2008”
USAID kërkon me urgjencë marrjen e masave subvencionuese. Raporti tregon deficit në tregti dhe rënie te eksporteve
Ervin KOÇI
Eksportet shqiptare me vendet e rajonit dhe me ato të BE-së kanë rënë ndjeshëm gjatë vitit 2008 të ndikuara edhe prej krizës globale ekonomike. Rënia e eksporteve është shoqëruar në të njëjtën kohë edhe me një thellim të deficitit tregtar të vendit, i cili llogaritet të ketë vijuar edhe gjatë muajve të marrë të vitit 2009. Këto të dhëna aspak pozitive për ekonominë shqiptare i dha dje Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) nëpërmjet një raporti që i referohej vitit 2008. Sipas raportit, gjatë fundit të vitit 2008 u ngadalësuan së tepërmi eksportet shqiptare drejt vendeve të rajonit, por edhe me vende të tjera partnere me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie tregtare të ndërsjellta. Për këtë arsye kjo qendër e tregtisë i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë masa sa më të shpejta për të favorizuar dhe stimuluar tregtinë. Si pasojë e kësaj situate paraqitet emergjente nevoja për rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive shqiptare të eksportit dhe atyre të prodhimit. Në faqet e brendshme të tij thuhet se: “është rritur deficiti i tregtisë në përgjithësi në botë dhe se Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo dukuri, me gjithë masat që ka marrë shteti”. Në ceremoninë e prezantimit të këtij dokumenti të rëndësishëm ekonomik ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, sipas të cilit rritja e konkurrueshmërisë është prioritet për palën shqiptare.
USAID jep alarmin
Ky raport, i cili botohet për të shtatin vit radhazi, u realizua me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar “USAID” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Përfaqësuesit e USAID-it kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit sidomos në muajt e fundit, ku sipas tyre ekonomia shqiptare po vihet për ditë e më tepër në vështirësi serioze. Drejtoresha e “USAID”-it, Roberta Mahoney, tha se “Ekonomia shqiptare ka ende probleme, duke përmendur këtu deficitin e tregtisë. Është urgjente nevoja për konkurrueshmërinë, dhe ajo duhet të jetë e hapur”. Sipas saj, “deficiti tregtar është një fenomen që është shfaqur tanimë në Shqipëri dhe duhen marrë masat për mos thellimin e tij të mëtejshëm”. Drejtoresha e “USAID”-it u pajtua me mendimin e ministrit Rulit, duke këmbëngulur që proteksionizimi nuk i shërben aspak ekonomisë. Aktivi i organizuar nga ACIT, nën siglën "Zhvillimet në Tregtinë e Jashtme të Shqipërisë në 2008 dhe sfidat e reja në kuadrin e krizës globale", mblodhi së bashku përfaqësues nga biznesi, institucionet qeveritare dhe ndërkombëtare të cilët diskutuan për rritjen e eksporteve shqiptare.
Qëndrimi i qeverisë
Në prezantimin e raportit të ACIT ishte pjesëmarrës edhe Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i cili e vlerësoi raportin tepër të ndjeshëm në kushtet e krizës që kërcënon vendet e botës dhe Shqipërinë. Sipas ministrit, kriza ka lënë gjurmë në tregtinë e jashtme, si pasojë kjo ka nisur të ndjehet edhe në Shqipëri. Por, gjithsesi ministri Ruli tha se, “Shqipëria nuk do marrë masa proteksionizmi si disa vende që e përdorin këtë”. Sipas tij, ekonomia e hapur është baza për një ekonomi të fortë. "Në politikat e saj, qeveria ka pasur në vëmendje të vazhdueshme mbështetjen e eksporteve shqiptare", tha ministri Ruli, duke shtuar se për këtë qëllim "janë akorduar dy fonde specifike në mbështetje të eksporteve shqiptare, ndërkohë që rritja e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare, do të jetë prioritet i politikës së METE-s në vitin në vazhdim". Ministri Ruli e vlerësoi raportin si një element të rëndësishëm që ndihmon në ndërmarrjen e politikave tregtare, veçanërisht sot në kushtet e krizës ndërkombëtare.
28 Prill 2009