E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Bulevardi, qeveria miraton sot shpronesimet Eljona Ballhysa



Keshilli i Ministrave pritet te miratoje sot aktet per shpronesimet publike, akte keto qe do t’i hapin rrugen nisjes sa me pare te punimeve per ndertimin e zgjatimit te bulevardit. Lajmi eshte bere i ditur nga kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha i cili tha se me miratimin e akteve nga qeveria, Bashkia do te firmose shume shpejt kontraten me firmen fituese. “Neser (sot) , qeveria do te kaloje aktet e nevojshme per shpronesimin dhe po keshtu gjate javes do te lidhet kontrata me firmen fituese, pasi te merren edhe aprovimet e nevojshme nga organizatat qe bejne financimin, ne kete rast Fondi i Zhvillimit te Abu-Dhabit”, – theksoi z. Basha. Kete deklarate kreu i Bashkise se Tiranes e beri gjate inspektimit te perfundimit te rruges “Pandi Stillu” ne njesine bashkiake ne Tirane. Ne fjalen e tij per mediat, Basha tha se ky investim eshte nje tjeter fakt qe tregon se Bashkia e Tiranes flet me vepra dhe jo me fjale. “Sot rikthehemi prane komunitetit te banoreve te kesaj zone te lagjes nr.8, komunitet i cili eshte i vendosur ketu prej 10-15 vitesh por qe gjate gjithe kesaj kohe nuk ka pasur kushtet minimale, si infrastrukturen rrugore, kanalizimet apo ujesjellesin dhe qe sot ne nje gjatesi prej afro 500 metrash por qe u sherben mbi 4000 rezidenteve te kesaj zone, ka kushte te barabarta me cdo pjese tjeter te ndertuar rishtas ne qytet, ne qender apo periferi. Eshte padyshim nje tregues i faktit se Bashkia e Tiranes u sherben qytetareve te kryeqytetit, kudo ku ndihet nevoja, pa diskriminim midis qendres dhe periferise, sigurisht me nje vemendje te vecante per ato zona te cilat kane mbetur jashte vemendjes dhe jane neglizhuar per dekada me radhe. Po ashtu, eshte tregues i qarte se ne flasim me vepra dhe jo me fjale, i mbajme premtimet tona. Premtim pas premtimi, rruge pas rruge, cilesia e jetes ne qytetin e Tiranes po ndryshon”, eshte shprehur Basha. Ai tha se “ne jemi te vetedijshem se puna qe na pret eshte ende e madhe, pasi edhe nevojat ne qytet jane te medha por po keshtu, Bashkia e Tiranes dhe une personalisht jemi te vendosur qe te gjithe angazhimet e shprehura jo me fjale por me buxhete te konsultuara me qytetaret e Tiranes, t’i kthejme ne vepra, ne cdo cep te qytetit, per t’i ardhur ne ndihme banoreve, per te permiresuar cilesine e jetes se tyre, per t’u sherbyer atyre, femijeve te tyre dhe per te sjelle cdo dite me prane, nje realitet tjeter per Tiranen tone, realitetin e nje qyteti modern evropian”, – u shpreh kryebashkiaku. Ne pergjigje te interesimit te medias, kryebashkiaku Basha ka bere te ditur se gjate javes lidhet kontrata me firmen fituese, per ndertimin e bulevardit te ri.

35 milion leke kushtoi ndertimi i rruges “Pandi Stillu”

Me nje investim prej 35 milione lekesh, ka perfunduar ndertimi i rruges “Pandi Stillu”, ne njesine bashkiake nr.8. Kjo rruge ka nje gjatesi afro 500 metra lineare, me gjeresi totale te rruges 6 metra, me trotuare 1 m ne te dy anet e rruges dhe do u sherbeje mbi 4000 banoreve. Punimet ne rruge jane paraprire nga ndertimi i rrjetit te ri te kanalizimeve per ujerat e zeza, ujerat e shiut dhe ujesjellesit. Pergjate rruges eshte vendosur ndricimi, ndersa muret rrethues te shtepive qe jane prishur nga ndertimi i rruges, jane zevendesuar me kangjella. Kryebashkiaku Basha, i pranishem ne perfundimin e punimeve ne kete rruge, i konsideroi punimet, si shenje te perkushtimit te Bashkise, per te sjelle te njejtin standard ne cdo cep te qytetit, duke i dhene fund diskriminimit mes qendres dhe periferise.

“Javen e ardhshme firmosim me koncensionarin”

Nje tjeter projekt i rendesishem, realizimi i te cilit pritet te shnderrohet se shpejti ne realitet, eshte ndertimi i terminalit multimodal te pasagjereve. Kryebashkiaku Basha tha se terminali i jep zgjidhje problematikes se trasheguar prej vitesh, vendqendrimit te mjeteve te transportit publik dhe sjell nje standard te ri te munguar ne kryeqytet.

“Per te bere kete veper realitet, ne jemi angazhuar qe diten e pare, ne bashkepunim me BERZH dhe ka qene pikerisht ky angazhim serioz qe ka sjelle ne nje kohe rekord hartimin e fizibilitetit, hartimin e projektit, perzgjedhjen e projektit fitues dhe sic jeni informuar, javen e ardhshme ne nisim procesin e koncesionimit te terminalit. Terminali do te ndertohet permes nje formule koncesioni, cka do te thote se taksapaguesit e Tiranes apo taksapaguesit shqiptare nuk do te nxjerrin asnje lek nga xhepat e tyre por do te ndertohet me fonde private. Do te kete nje vendqendrim per nje numer taksish te kryeqytetit por edhe taksi te tjera jashte qytetit, do te kete parkim per automjete private, pra do te jete nje terminal, ku te gjithe mjetet e ndryshme te transportit publik dhe disa mjete te transportit privat do te kene vendndodhjen e tyre, ne menyre qe sherbimi ndaj tyre te jete me cilesor”, u shpreh Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›