Ekonomiku, Haderi: Bojkotojme vitin akademik Eljona Ballhysa
Keshilli i Fakultetit te Ekonomise ne Universitetin e Tiranes ne mbledhjen e zhvilluar dje vendosi te bojkotoje pa afat jo vetem provimet e vjeshtes por edhe te gjithe vitin akademik, deri ne shembjen e objekteve pa leje te ndertuara brenda oborrit te fakultetit. Nder te tjera keshilli vendosi qe te vazhdoje protestat cdo dite ne oren 12.00 dhe te ngreje nje komision drejtues te protestes me qellim pershkallezimin e saj. Ky keshilli i ka derguar letra politikaneve si dhe shoqerise civile, prej te cileve kerkon mbeshtetje per te realizuar kerkesat e tij. Vendimet e Keshillit u bene te njohura nga dekani i ketij fakulteti, Sulo Haderi.“Keshilli i Fakultetit eshte mbledhur sot dhe me propozim te keshillit te studenteve vendosi qe te bojkotoje pa afat procesin e provimeve te vjeshtes dhe vitit te ri akademik, per sistemin me kohe te plote dhe te pjesshme per te gjitha ciklet e studimit ne Fakultetin e Ekonomise. Vendosi hartimin e nje letre te hapur drejtuar aktoreve politike dhe shoqerise civile me qellim rritjen e sensibilizimit per situaten e krijuar. Vendosi t’i drejtoje nje kerkese drejtuar Senatit Akademik dhe Fakulteteve te tjera te UT per mbeshtetje. Keshilli gjithashtu vendosi edhe ngritjen dhe miratimin e nje komisioni drejtues te protestes, komision i cili do te percaktoje planin, ecurine dhe shtrirjen e saj. Duhet te marrin fund dhe te mos lejohet ndertimi i objekteve pa leje ne oborret e shkollave. Ne do te vazhdojme te protestojme per te mbrojtur institucionin tone”, – eshte shprehur Haderi. Kjo eshte dita e dyte e protestes se studenteve te ekonomikut, nderkohe qe behet e ditur se protestat do te zgjerohen ne ditet ne vijim. Studentet protestojne kunder disa objekteve qe sipas tyre jane ndertuar pa leje ne oborrin e fakultetit. Por ndryshe pohojne administratoret e objektit. Ata thone se disponojne lejen e ndertimit dhe se jane ne zbatim te ligjeve ne fuqi. “Ne po punojme mbi bazen e nje leje ndertimi te leshuar nga KRT-ja e Tiranes, ka dhe nje vendim gjykate e cila le ne fuqi kete leje ndertimi ka dhe nje urdher permbarimi per vazhdimin e punimeve, ne duhet te vazhdojme punimet dhe te mbarojme objektin sa me shpejt”, - eshte shprehur Pavlin Kalushaj, administrator i godines qe po ndertohet.
Florenc Hoxha: Nuk nderhyjme dot, jeni ne proces gjyqesor
Ka reaguar dje Inspektorati Ndertimor Bashkiak per protesten e zhvilluar nga studentet dhe stafi akademik i Fakultetit te Ekonomise. Drejtori i Inspektoratit, Florenc Hoxha i ka derguar nje leter dekanit te fakultetit Sulo Haderit, permes te ciles i ben te ditur se Inspektorati nuk nderhyn dot per te shembur godinen qe po ndertohet ne oborrin e fakultetit, per shkak se ceshtje eshte ende ne proces gjyqesor. Ne shkresen e kreut te Inspektoratit behet e ditur se aktualisht po shqyrtohet ceshtja civile nr. 215 me pale ndergjyqesore “Padites Universiteti i Tiranes, i paditur KRRT-Bashkia Tirane dhe shoqeria “Mareg” sh.p.k me objekt shfuqizimin e lejes se ndertimit per subjektin ‘’Mareg’’ sh.p.k te dale me vendimin nr. 131, date 13.04.2004 te KRRT te Bashkise Tirane. “Per sa me siper, duke qene se shoqerise “Mareg” sh.p.k i eshte dhene e drejta e kryerjes se punimeve sipas vendimeve nr. 131, dt. 13.04.2004 te KRRT te Bashkise se Tiranes, vendimin nr. 456, dt. 06.08.2003, dt. 06.08.2003 dhe vendimit nr. 33, dt. 17.03.2004 te cilat jane lene ne fuqi me vendimin nr. 497 date 10.03.2008 te Gjykates se Apelit Tirane dhe per sa kohe vendimi nr. 6075, dt. 30.05.2013 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nuk ka marre forme te prere dhe nga pala paditese “Fakulteti Ekonomik” nuk eshte kerkuar sigurimi i padise gjate gjykimit per pezullimin e punimeve. Ju njoftojme se nga ana e INU-Bashkise se Tiranes nuk mund te nderhyhet”, shkruan Hoxha.