Berisha ia "ngec" PS-së: Po deshi, le të flasë me LSI-në
Kuvendi shtyn pa afat Kodin Elektoral. Komisioni i Ligjeve nuk e ka marrë në shqyrtim as dje dekretin e Presidentit Topi për Kodin Zgjedhor. Anëtarët e komisionit sqarojnë se shkak për vonesën është bërë dekreti i Presidentit, i cili nuk ka ardhur ende në komision. Nga njëra anë, Kuvendi "bllokon" Kodin Elektoral, nga ana tjetër, shefi i mazhorancës kërkon gjetjen e konsensusit. Kryeministri Berisha u ka bërë thirrje dy forcave kryesore opozitare, PS dhe LSI, që të bien dakord për sa i përket çështjes së Kodit Zgjedhor. "Ekziston përkushtimi im i plotë dhe total për votën e lirë", theksoi Berisha. Duke iu referuar grevës së urisë së dhjetë deputetëve, Berisha theksoi se Kodi do të votohet, greva nuk ka pasur asnjë lidhje me Partinë Demokratike. "Për mua, nëse komisioneri ishte i Gjinushit, i Ilir Metës apo i zotit Milo, apo i tjetërkujt, kjo nuk kishte ndonjë dallim të madh, përkundrazi, mbajta mbi supe përbaltjen e grevës së urisë", u shpreh Berisha. Kreu i ekzekutivit theksoi se "pavarësisht nga konsiderata apo vendimi që nuk isha dakord me ta, ata ishin deputetë në grevë urie, dhe nuk lëndohej krahu i shkakut, por lëndohej qeveria. Tani uroj që të ketë një dialog dhe të bëhet zgjidhja më e mirë". Më shumë se një thirrje për paqe mes të majtëve, shqetësimi i Kryeministrit ka të bëjë me shmangien e kontestimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në mënyrë që procesi të mos kthehet në një pengesë për rrugën e vendit tonë drejt integrimit në BE. "Nuk është e vërtetë që nëse jepet koha e nevojshme për dialog do të dëmtohet procesi, përkundrazi procesi merr edhe garanci shtesë për këtë diskutim. Unë jam neutral në këtë mes. Uroj që ata të gjejnë një mirëkuptim dhe kaq, nuk kam ndonjë gjë tjetër", u shpreh Berisha. Sipas tij, edhe pse "ata, pavarësisht se fillojnë duke më cituar mua që në fillim, e dinë që me mua s‘kanë asgjë, por ua do puna që të simetrizojnë betejën, le ta bëjnë. Uroj që të gjejnë një zgjidhje dhe kaq. Unë nuk përzihem".
Kuvendi
Heshtja e gjatë e Kuvendit për të rimarrë në shqyrtim dekretin e Presidentit për Kodin Elektoral pritet të rrezikojë me të vërtetë standardet e zgjedhjeve parlamentare.
Problematika e nenit 9 i Kodit Elektoral, për të cilin Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka kthyer atë mbrapsht në Parlament, nuk ka marrë edhe dje përgjigje në Komisionin e Ligjeve.
Burime të sigurta të Partisë Demokratike konfirmojnë se pjesa e dekretimit të datës së zgjedhjeve do të zgjidhet me një dispozitë kalimtare, e cila do të votohet në Komisionin e Ligjeve. Kjo do të shmangë edhe përplasjen e ligjit elektoral me Kushtetutën për datën e caktimit të zgjedhjeve vetëm për votimet parlamentare të vitit 2009. Partia Demokratike i cilëson arsyet e kthimit të kodit nga Presidenti si një çështje teknike, megjithatë ka anashkaluar çdo vendim dhe diskutim që lidhet me Kodin Elektoral. Të gjitha gjasat tregojnë për një luftë nervash mes institucioneve Presidencë-Kuvend, që pritet të përshkallëzohet edhe më shumë në rast se nuk gjendet fryma e bashkëpunimit dhe bashkëbisedimit. Saktësimi i afateve në Kodin e ri Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme është e vetmja çështje që do të rimerret në shqyrtim nga Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo ishte dhe pika e kritikuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për të cilin ai nuk e dekretoi këtë ligj, të miratuar në Parlament më 18 nëntor, me një konsensus të gjerë prej 112 votash. Rregullorja e Kuvendit e parashikon qartë që komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës.
Dekreti i Presidentit
Shtatë ditë që dekreti "fle" në zyrat e Kuvendit
Kaloi një javë që Presidenti Bamir Topi ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Kodin Elektoral. Kryesia e Kuvendit ka rënë në heshtje për të rikthyer Kodin Zgjedhor në Kuvend. Arsyeja për të cilën Presidenti nuk e dekretoi këtë ligj, lidhet me dispozitën e nenit 9, pika 2 e tij. Kështu, neni 9, pika 2 i ligjit ka këtë formulim: "Presidenti i Republikës nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit". Ky rregullim, bie ndesh me nenin 8 të ligjit të ardhur për shpallje. Neni 8 ka parashikuar se zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore, zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor". Duke qenë që neni 65, pika 2 e Kushtetutës përcakton se "zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit", atëherë periudha zgjedhore brenda së cilës duhen zhvilluar zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme për Kuvendin është nga 15 mars deri më 30 qershor.