Ministria e Brendshme zgjat oraret e aplikimit për letërnjoftimet elektronike

Poni: Mundësi që të gjithë qytetarët të votojnë më 8 maj
Deklaratë për shtyp e Zv.ministrit të Brendshëm Z. Ferdinand Poni
Me qëllim ardhjen në ndihmë të zgjedhësve për të krijuar mundësinë e plotë për të votuar, duke arritur standarde të larta zgjedhore, si dhe nisur nga koha e mbetur në dispozicion deri ne daten 08 maj 2011, u është kërkuar punonjësve të Gjendjes Civile dhe operatorëve të aplikimit për letërnjoftime elektronike, angazhim maksimal.
Zyrat në Njësitë Bashkiake të Tiranës dhe në Durrës do të jenë hapur:
Ditët e javes, nga e hëna në të premte, deri më datë 29. 04. 2011, nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30.
Ditën e shtunë dhe të dielë dt. 23, 24. 04.2011 nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Të gjitha zyrat në rrethe të cilat kanë zyra aplikimi për dokumenta identiteti do të jenë hapur:
Ditët e javës, nga e hëna në të premte, deri më datë 29. 04. 2011, nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30.
Ky kalendar është bashkërenduar plotësisht edhe me përfaqësuesit e drejtuesit e Kompanisë Koncesionare “Aleat”, të cilët gjejmë rastin t’i falenderojme edhe një herë për mbështetjen dhe mirëkuptimin.
...