Basha: Edhe India duhet të njohë Kosovën shtet
Tirana zyrtare i kërkon Indisë që t’u bashkohet vendeve të lira dhe të njohë Kosovën shtet. Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjatë takimit që zhvilloi dje me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve tё Jashtme të Indisë z. H.S. Puri, insistoi për këtë vendim në mënyrë sa më të shpejtë. Por edhe z.H.S Puri kёrkoi nё emёr tё qeverisё indiane mbështetjen e Shqipёrisё si anëtare e Bordit tё Guvernatorëve tё Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ANEA, pёr marrëveshjen për zhvillimin e inspektimit dhe verifikimit bërthamor në Indi, si dhe për zbatimin e protokollit shtesë. Basha informoi diplomatin indian mbi zhvillimet e fundit nё rajon dhe kёrkoi angazhimin konstruktiv tё Indisё nё organizatat ndёrkombёtare si OKB pёr njё pёrqasje sa mё tё drejtё ndaj realiteteve nё Evropёn Juglindore, duke pёrfshirё kёtu dhe pavarësinё e Kosovёs. Ministri Basha pёrsёriti qёndrimin e Shqipёrisё se pavarësia e Kosovёs i shёrben paqes dhe sigurisё nё rajon dhe mё gjerё dhe i parashtroi pёrfaqёsuesit tё lartë indian kёrkesёn qё edhe India t’i bashkëngjitet komunitetit tё vendeve tё lira dhe demokratike qё e kanё njohur Kosovёn dhe kanё vendosur marrёdhёnie diplomatike me tё. Bashkёbiseduesit ndanё tё njёjtin mendim pёr nevojёn e intensifikimit tё marrёdhёnieve mes dy vendeve nё tё ardhmen, duke rritur shkёmbimin e vizitave dypalёshe nё nivele tё larta. Gjatё takimit bashkёbiseduesit vlerёsuan nivelin e marrёdhёnieve midis Shqipёrise dhe Indisë dhe theksuan përkushtimin e Tiranёs dhe Delhit pёr t’i forcuar ato mё tej. Ministri i Jashtёm Basha nёnvizoi hapjen e ambasadës sё Republikёs sё Shqipёrisё ne Indi si njё faktor qё do tё ndihmojё nё intensifikimin e dialogut politik dypalёsh dhe forcimin e lidhjeve ekonomike midis Shqipёrisё dhe Indisё.