E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Edi Rama bëri fushatë me paratë e mafias, ligji i parlamentit mbylli edhe këtë rubinet të parave të pista

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u shpreh dje se kryesocialisti Edi Rama bëri fushat zgjedhore me paratë e mbledhura nga klanet mafioze. Duke iu referuar miratimit të ligjit “antimafia” në Kuvend, minsitri Basha u shpreh se ligji do të bëjë të mundur konfiskimin e të gjitha pasurive që nuk justifikohen. “Ky ligj parashikon se ata që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre të pafundme do tu konfiskohen këto pasuri sipas ligjit. Sepse prezumohet që janë vënë në konflikt të hapur me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi, si rezultat i aktivitetit kriminal”, u shpreh Basha.
Ministri i Brendshëm tha se ligji i ri do të kthehet në një nga mjetet më të forta në duart e Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese në luftë kundër krimit të organizuar dhe mafias.
“Ky projektligj është pjesë e një ere të re në luftën kundër mafias dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Aferat korruptive do të jenë në dorën e ligjit. Aktiviteti i mafias dhe lidhjet punisto-mafioze do të marrin fund”, theksoi Basha, duke shtuar se Edi Rama zhvilloi fushatën elektorale me paratë e mbledhura nga aleanca e krimit të organizuar.
“Edi Rama s’ka kauzë politike. Ky ligj është pjesë e kauzës së re por edhe të vjetër të Edi Ramës. E vetmja kauzë e tij është kauza mafioze, kauza e  750 milionë eurove të vëna në mënyrë antiligjore”, tha Basha. 
Me miratimin e këtij ligji, tha ministri i Brendshëm, shënohet një etapë re e cila ka nisur me vullnetin e programit të ri qeveritar të Kryeministrit Berisha që vazhdon me objektivin strategjik “Shqipëria vendi më armiqësor ndaj krimit të organizuar”.
Beteja e parë ndaj mafias ka nisur dje në Vlorë. Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend nga ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve në qeveri, ka startuar lufta ndaj mafias. Për këtë arsye, Task Force dhe repartet e ndërhyrjes së shpejtë të policisë kanë nisur kontrolle të rrepta të jahteve në Orikum të Vlorës. Koto mjete lundruese janë në pronësi të biznesmenëve të njohur shqiptarë, të cilat shërbejnë edhe për turizëm. Paraditen e sotme në këtë port përveç policisë, janë vendosur edhe prokurorë dhe pjesëtarë të grupit Task Force. Ky kontroll i shtuar është bërë për të verifikuar zbatimin e moratoriumit për ndalimin e skafeve.
Ky moratorium hyrë në fuqi pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, e cila minimizoi trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore në drejtim të Italisë.

 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›