E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristaq Rama, i ngarkuari i Ramiz Alisë për të nxjerrë familjen “Popa” nga ambasada italiane dhe për ta degdisur tek gulagët e Enverit

Në janar të 1987, Kristaq Rama dërgohet nga Ramiz Alia në ambasadën italiane, për të bindur pjesëtarët e familjes “Popa” se do të ishte më mirë që ata të dilnin prej andej, pasi në Shqipëri do t’i prisnin vetëm institucionet e riedukimit, të njohura si burgjet famëkëqija të diktaturës komuniste

Edi Rama ka vijuar sërish të përsërisë para opinionit publik përrallën e gënjeshtërt se megjithë çka duket, ai rrjedh nga një familje që respekton në mënyrë rigoroze moralin e shqiptarit. Megjithatë, jo vetëm afera e mosnjohjes së atësisë për djalin e ligjshëm (sipas gjykatës) të Edvin Ramës, por më herët një sërë ngjarjesh e informacionesh kanë dhënë vijën e sjelljes, e cila edhe më vonë do të klasifikonte atë që sot disa media e quajnë si “antishqiptari që po na shkatërron të gjithëve”.
Edi Rama s’është vetëm i biri i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili vetëm për formë hidhte firmat në vendimet rutinë të parlamentit shqiptar, gjatë 40 viteve të diktaturës, ai s’është vetëm i biri i anëtarit të këtij presidiumi, i cili në vitin 1988 firmosi (jo si të gjithë kolegët e tij) varjen e Havzi Nelës (mendoni, vetëm një vit para se të binte Muri i Berlinit), por edhe i biri i atij që diktatori Ramiz Alia e pat caktuar si negociator në vitin 1987, në negociimin për dorëzimin e anëtarëve të familjes Popa, e cila që nga viti 1985 kishte kërkuar azil tek ambasada italiane në Tiranë.
Kristaq Rama ishte caktuar si njeriu i besuar i partisë, i cili do të përçonte tek ambasadori italian i kohës, por edhe tek Akil e Liliana Popa, mesazhin se këta dy të fundit nuk dilnin dot gjallë nga Shqipëria, pavarësisht se në mënyrë të përkohshme ishin strehuar tek territori i përfaqësisë diplomatike italiane në kryeqytet. Mesazhi i zi dhe shumë i rëndësishëm për diktaturën komuniste të kohës (imagjinoni se se arratisja e familjes Popa ishte shndërruar në çështjen më të përmendur, por edhe më disidente të kohës), u përcoll në takimin e poshtër të janarit të 1987-s, nga një raportin i Kristaq Ramës, i cili njofton autoritetet shqiptare, por së pari instancat e Sigurimit të Shtetit, se pjesëtarët e familjes Popa, dhe së pari Akil e Liliana Popa nuk pranonin negociata me shtetin shqiptar, i cili nuk u lejonte atyre as largimin nga territori i Shqipërisë, as edhe respektimin e kartës së të drejtave të njeriut të OKB-së, njohur në mënyrë të pandershme edhe nga shteti shqiptar.
Kristaq Rama qe njëri nga të dërguarit e rëndësishëm të diktaturës enveriste për zgjidhjen e një çështjeje e cila po shndërrohej në një problem për Ramiz Alinë dhe ekonominë e drobitur të Shqipërisë komuniste. Ai e kreu me besnikëri detyrën e ngarkuar dhe në raporti që paraqet drejtoria e posaçme e Sigurimit të Shtetit, me 24 janar të 987 evidenton edhe besnikërinë e Kristaq Ramës, në kryerjen e operacionit të ngarkuar.
Dihet fati i familjes Popa dhe marrëveshja ndërshtetërore që i nxori ata nga territori i shtetit shqiptar, në prag të eksodit masiv të korrikut të 1990, por në vëmendjen e vëzhguesve të politikës dhe të medias duhet të mbetet gatishmëria e Kristaq Ramës për të bërë çmos që pjesëtarët e kësaj familjeje, që më 1987 të dilnin nga përfaqësia diplomatike dhe të degdiseshin në gulagët enveristë, që atë kohë, ishin ende në kulmin e fuqisë së tyre...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›