Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në dogana
KORCE-GJIROKASTER-Pika kufitare të doganave në juglindje të Shqipërisë po shoqërohen me dyndje emigrantësh, të cilët kthehen në atdhe për rastin e festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitit të Ri. TVNews24 mesoi sot paradite se edhe pse sportelet në doganën e Kapështicës janë në kapacitet të plotë, duket se nuk po e përballojnë dot fluksin e madh të shqiptarëve që rikthehen në atdhe për të festuar me familjarët festat e fundvitit. Në anën tjetër të kufirit, radha e emigantëve ka arritur në rreth 1 km, ndërkohë që pala greke punon me katër sportele. Pala shqiptare në këtë pikë kalimi kufitar punon me tetë sportele. Nga i njejti burim mesohet se situata e ngjashme paraqitet edhe në jug të vendit. Edhe në doganën e Kakavijës radhët janë të gjata, kryesisht në anën greke të kufirit. Nga informacionet e fundit, bëhet e ditur se nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit në drejtim të Shqipërisë nga Kakashtica kanë hyrë 4500 shtetas. Ndërsa nga Kakavija mësohet se kanë hyrë 75 autobusë e550 makina me plot 6 100 shtetas. Situata e këtij fundvitit është e ngjashme dhe e përsëritshme me cdo fundviti të kaluar dhe sezon veror, ku emigrantët shqiptarë kudo ndodhen gjejnë mundësi të rikthene pranë familjeve. (d.b/BalkanWeb)