KQZ shtyn diskutimin për javën e ardhshme
19/04/2009 Projektudhëzimi për organizimin e GN-ve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje miratimin e projektudhëzimin që ka për qëllim të përcaktojë rregullat për caktimin e vendndodhjes së vendit të numërimit të votave si dhe të rregullojë mënyrën e ngritjes, funksionimit të grupeve të numërimit dhe kohën e ngritjes së tyre. Sipas projektit, grihen 2 grupe numërimi për çdo tavolinë. Një vend numërimi të votave nuk mund të ketë më pak se 5 dhe më shumë se 10 tavolina numërimi. Po ashtu një grup numërimi nuk numëron më pak se 5 dhe më shumë se 10 qendra votimi. Në zonat e administrimit zgjedhor, të cilat kanë deri në 79 qendra votimi, KZAZ-ja cakton ngritjen e 5 tavolinave numërimi dhe të 10 grupeve numërimi; në zonat që kanë nga 80-100 qendra votimi, KZAZ-ja cakton ngritjen e 6 tavolinave numërimi dhe të 12 grupeve numërimi; në zonat që kanë nga 101-120 qendra votimi, KZAZ-ja cakton ngritjen e 7 tavolinave numërimi dhe të 14 grupeve numërimi; në zonat që kanë nga 121-140 qendra votimi, KZAZ-ja cakton ngritjen e 9 tavolinave të numërimit dhe të 18 grupeve numërimi; në zonat që kanë mbi 140 qendra votimi, KZAZ-ja cakton ngritjen e 10 tavolinave numërimi dhe të 20 grupeve numërimi. Në total KQZ-ja duhet të marrë masat për ngritjen e 385 tavolinave numërimi.
Masat e KZAZ-së
Menjëherë sa të merret në dorëzim ambienti i vendit të numërimit të votave, KZAZ-ja në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore merr masa dhe për krijimin e kushteve të përshtatshme për instalimin e teknologjisë mbështetëse të numërimit të votave.
Kriteret teknike
Për zonat e administrimit zgjedhor që kanë në përbërje të tyre deri në 49 qendra votimi, sipërfaqja e ambientit të vendit të numërimit të votave duhet të jetë jo më e vogël se 200 m 2 dhe për zonat e administrimit zgjedhor me mbi 49 qendra votimi sipërfaqja e vendit të numërimit të votave duhet të jetë jo më e vogël se 300 m2.