E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka paraqet programin para CDU-së

 

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në takimin me demokristianët italianë ka shpallur objektivat e programit të “Polit të Lirisë” për zgjedhjet e 28 qershorit. Ndoka tha se PDK-ja dhe aleatët e saj  garantojnë zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura të shoqërisë shqiptare, si ajo e pronës, e dëmshpërblimit dhe integrimit të ish të dënuarve politikë, pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Ndërsa senatori Bruno Ferrara, garantoi kryetarin e PDK-së se do të diskutonte me kryetarin e UDC, Pier Ferdinando Casini për shqetësimet që ka krijuar ligji elektoral kufizues i miratuar nga dy partitë e mëdha. Ai tha se ne do të ndjekim me vëmendje procesin zgjedhor në Shqipëri dhe evidentoi rrezikun që u kanoset zgjedhjeve të lira nga përjashtimi prej komisioneve zgjedhorë të PDK-së dhe të partive të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›