E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi: Koalicion me PD, vetëm po të zgjedhin një demokrat të aftë dhe të ndershëm në krye

Kreu i koalicionit Poli i Lirisë, Aleksandër Meksi ka shpjeguar për gazetën SOT, arsyet se përse ju rikthye politikës pas një mungese të gjatë, programin elektoral të koalicionit Poli i Lirisë, si dhe bashkëpunimin e tij me partitë e djathta. Meksi tha se arsyeja që e riktheu atë në politikë ishte dëshira për të kontribuuar në demokracinë dhe në të djathtën e vërtetë shqiptare.Ai theksoi se koalicioni i tij kërkon që të marrë votat e tre grupimeve që përbëjnë edhe një pjesë të madhe të votuesve, ku në grupimin e parë bëjnë pjesë demokratët e vërtetë të, në grupimin e dytë bëjnë pjesë ata votues të cilët votojnë për Partinë Demokratike vetëm për inerci sepse nuk duan që vota e tyre të shkojë në favor të Partisë Socialiste, ndërsa në grupimin e tretë bëjnë pjesë ish pronarët dhe ish të përndjekurit politik, të cilët nuk kanë gjetur asnjë lloj mbështetjeje tek kjo qeveri dhe janë të lodhur nga ligjet që vihen dhe rivihen nga pushtetarët dhe ku përfundimi është po ai që asnjëra nga këto shtresa nuk është dëmshpërblyer. Sipas Meksit, programi politik i PD nuk ka asnjë gjë të djathtë brenda saj dhe kjo qeveri ka abuzuar me shqiptarët. Ndër të tjera ai tha se sot PD përbëhet nga individë që dikur militonin në partitë e majta dhe nga njerëz që janë afruar nga kjo parti nga drejtuesit e saj, për interesat e tyre personale. Gjithashtu ai theksoi se kjo fushatë është me shumë probleme, pasi po luhet një lojë jo e pastër nga ana e dy partive të vjetra shqiptare dhe aleatët e tyre. Sipas tij, një problem i madh është edhe pajisja me letërnjoftime e votuesve shqiptarë, siç është rasti i PD ku njerëz të organizuar të kësaj partie po blejnë votën e lirë duke u blerë kuponët qytetarëve në këmbim të votës së tyre. Sipas Meksit një problem tjetër shqetësues është edhe ai i debateve televizive ku pjesën më të madhe të hapësirës e zënë PD dhe PS, dhe nuk janë ftuar asnjëherë në debat përfaqësuesit e Polit për vetë faktin se dy partitë e mëdha duan që ta dezinformojnë publikun dhe votuesin shqiptar. Ndër të tjera Meksi deklaroi se do të ishin të gatshëm që të bënin koalicion me PD vetëm në qoftë se këta të fundit do të gjenin një kryeministër të aftë për të qeverisur vendin. Gjithashtu ai tha se do të ishin të gatshme për të bërë koalicion me partitë e tjera të djathta vetëm në qoftë se këto të fundit do të respektonin dhe do të pranonin pikat kryesore të programit të koalicionit Poli i Lirisë. Ndërsa për programin elektoral dhe për pikat kryesore që ka ky koalicion Meksi u shpreh se gjatë katër viteve të ardhshme do të kërkojnë dyfishimin e rrogave dhe të pensioneve, do të kërkojnë ndërtimin e rrugës së Arbrit, superstradën, Hani Hotit-Vlorë, dhe do të investojnë në infrastrukturë sepse pa infrastrukturë është e kotë që të pretendohet për një Shqipëri evropiane.

-Arsyet që ju detyruan të riktheheni në politikë?
Unë jam rikthyer në politikë për të kontribuar për demokracinë shqiptare. Për rikthimin e reformave politike, ekonomike dhe sociale, pra  për të ndaluar reformat negative.

Ku mendoni ta bazoni fushatën tuaj?
Ne kemi mbështetës dhe mendojmë edhe elektorat në tre grupe apo shtresa kryesore tek të cilët do ta zhvillojmë fushatën dhe do të kërkojmë votën. Ne mendojmë se duhet të votojnë për ne ata votues të cilët janë të djathtë në mënyrë që e djathta e vërtetë shqiptare të këtë përfaqësuesit dhe mbrojtësit e interesave të saj. Grupimi i dytë të cilit ne i kërkojmë votat janë ata votues që për inerci votojnë partinë demokratike për arsye se nuk duan që vota e tyre ti shkojë të majtës Shqiptare. Një grupim i tretë ku ne kërkojmë mbështetje janë ish të përndjekurit politikë dhe pronarët, të cilët janë të zhgënjyer nga qeveritë e kaluara dhe janë të lodhur nga premtimet e këtyre qeverive që kanë shkruar dhe rishkruar ligje dhe vendime dhe kanë dhënë shumë premtime e nuk kanë bërë asgjë deri më sot. Ne mendojmë që ti japim zgjidhje këtij problemi dhe për këtë arsye ne sot gëzojmë përkrahjen e këtyre dy shtresave të shoqërisë shqiptare dhe për ato do të luftojmë. Ne kemi hartuar një program alternativ i cili do të mbledhë votat e këtij elektorati të bindur se do të krijojmë një grup solid dhe substancial në parlamentin e ardhshëm.

-Çfarë mendoni për programin elektoral të PD dhe të aleatëve të tyre?
Ne mendojmë gjithashtu se Partia Demokratike dhe partitë e tjera që bëjnë pjesë në koalicion me PD nuk kanë në platformën e tyre program real të djathtë, sepse individët që janë larguar dhe që kanë qenë më ide të djathta sot janë larguar dhe janë zëvendësuar me të ardhur nga partitë e majta ose që janë pinjollë të komunizmit. Gjithashtu ka dhe njerëz të cilët janë futur në PD dhe në partitë e tjera të djathta për lidhjet personale që këta të fundit kanë me drejtuesit e këtyre partive, por jo se kanë qenë ndonjëherë pjesë e kësaj partie apo kanë milituar në këtë parti, dhe të gjithë këta individë nuk kanë treguar asnjë lloj vlere drejtuese apo organizative në të gjitha partitë ku janë pjesëmarrës.

-Si po zhvillohet kjo fushatë?
Kjo fushatë është e vështirë, sepse me ligjin e ri elektoral dhe aspak demokratik që kanë miratuar, kërkon që tju imponojë shqiptarëve bipartizimin dhe me komisione vetëm nga këto parti dhe koalicionet e tyre. Dhe kjo nuk përbën garanci për votën e lirë dhe të ndershme.

-Çfarë problemesh ka kjo fushatë?
Problem tjetër i kësaj fushate është dhe mos pajisja me karta identiteti e të gjithë votuesve por vetëm të militantëve të tyre si në rastin e PD ku militantë dashakeqës të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po paguajnë kuponët për pajisjen me letërnjoftim  të qytetarëve me qëllimin e vetëm që të blejnë votën, por nuk kanë për tia arritur sepse populli sot është sensibilizuar. Problem tjetër shqetësues është ai i paraqitjes në media. Këtu, në të gjitha debatet televizive janë të ftuar vetëm pjesëmarrës nga dy krahët politikë, ata të PS dhe aleatët e tyre si dhe ata të PD dhe aleatët e tyre, sepse këta thërriten në bazë të favoreve që ju kanë bërë deri më sot këtyre mediave të pavarura të majta dhe të djathta. Shmangia e debateve dhe ballafaqimeve për programet politike ku shqiptarët të kenë të drejtën e zgjedhjes se cili program politik ju pëlqen dhe ju jep më shumë garanci për të ardhme këto dy forca politike nuk e kanë pranuar për vetë faktin se nuk kanë siguri tek programi i tyre politik. Unë jam i gatshëm që të ballafaqohem me këdo liderë që do të dërgojnë forcat e tjera politike, ku publiku dhe votuesi shqiptar të bëhet i vetëdijshëm se çfarë ofron i njëri grupim dhe çfarë ofron grupimi tjetër. Sepse kjo është një sfidë politike dhe jo një duel mesjetar ku ne duhet të hamë kokën e njëri tjetrit.

-Po për sondazhet të cilat nxjerrin fituese PD, çfarë mund të thoni?
Sondazhet që nuk pasqyrojnë realitetin shqiptar dhe që nuk botojnë pyetjet dhe renditjen e tyre, dhe që pyesin vetëm për miqtë financues, janë letra të cilat duhen zhubravitur dhe hedhur në kosh. Gjithashtu këto sondazhe janë dhe një figurë diskredituese të dhe një reklamë e keqe që ju bëhet zbatuesve të këtyre sondazheve.

-A do të krijoni koalicion me PD dhe partitë e tjera të djathta mbas zgjedhjeve?
Ne do të bashkëpunojmë me ato forca të djathta të cilat do të na respektojnë dhe do të na konsiderojnë si aleatë të vërtetë, por, mbi të gjitha që do të pranojnë pikat kryesore të programit tonë. Ne nuk futemi në këto zgjedhje duke bërë pseudosondazhe, por futemi si njerëz dhe si forcë që kërkojnë të bëjnë ndryshimin real në Shqipëri. Ne nuk pranojmë struktura nepotike dhe krahinaliste sepse për ne Shqipëria është një nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, dhe shqiptarët janë të njëjtë. Ne nuk dëshirojmë kurrsesi që të punojmë me individë të korruptuar e të dyshimtë në mentalitetin e tyre politik,  me praktika korruptive (Pseudoprokurime, pseudokoncesione).Ne mendojmë se politika e ndjekur gjatë kësaj periudhe nga qeveria është e gabuar, jo e djathtë  dhe autoritariste, kështu që PD duhet të gjejë ndonjë demokratë  të aftë e të besueshëm si i tillë, që ta vendosë në krye të saj ku dhe ne të jemi të gatshëm që të bashkëp

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›