Obama-Klinton, takim i fshehtë në orët e vona
Një zëdhënës i fushatës së Barack Obamës ka konfirmuar se senatori i Illinoisit ka zhvilluar një takim të fshehtë me Hilari Klinton.
“Janë takuar në mbrëmje”, ka deklaruar Robert Gibbs, drejtor i komunikimit të Obamës, duke shtuar se ish rivalët kanë diskutuar për ribashkimin e Partisë Demokrate pas 17 muajsh dueli. Nuk përjashtohet as mundësia që Klinton të kërkojë të bëhet zëvendëse e Obamës, edhe pse për mediat ajo ka deklaruar se nuk do të konkurrojë për postin e zëvendës/presidentes. Mbështetës të senatores së Nju Jorkut, Klinton, janë përpjekur të bindin Barack Obamën që të zgjedhë Klinton si kandidate për nënpresidente. Ish-Zonja e Parë pritet ta pezullojë zyrtarisht fushatën për emërimin demokrat dhe të shprehë mbështetjen për zotin Obama gjatë një takimi që do të ketë sot në Uashington. Analistët politikë parashikojnë një bashkëpunim mjaft të vështirë mes dy senatorëve demokratë në rast se Hilari zgjidhet si zëvendës/presidente. Pasi Klinton, nuk do të kënaqej duke mbështetur në heshtje dhe me besnikëri presidentin, por përkundrazi mund t’ia vështirësonte gjërat. Dy zyrat e komunikimit të dy kandidatëve nuk kanë dhënë detaje mbi takimin e tyre, por kanë deklaruar thjesht se ka ndodhur pasi demokratët duhet të jenë të bashkuar për të mundur Xhon Mekein. Zgjedhjet presidenciale në SHBA zhvillohen më 4 nëntor. “Senatorja Klinton do të ishte në krye të kandidaturave të kujtdo tjetër”, ka deklaruar në një intervistë për CNN Obama, i cili ka shtuar se për momentin nuk ka pse ngutet për zgjedhjen e kësaj figure me të cilën do të jetë përkrah në Shtëpinë e Bardhë, pasi “është vendimi më i rëndësishëm që do të marr para se të bëhem president”.