Thirrje serbëve të jenë pro Kushtetutës
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith, i ka inkurajuar serbët e Kosovës që të mos shqetësohen për sigurinë e tyre, sidomos pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës më 15 qershor.
Feith shtoi se për sigurinë e tyre do të kujdesen policia, KFOR-it dhe qeveria. “Bashkë me qeverinë ne presim që të punojmë bashkë për të siguruar për të gjithë, përfshirë minoritetet, një të ardhme të hijshme, të suksesshme dhe të sigurt në Kosovë”, tha ai. Feith, i cili është kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, shfaqi shpresën që komuniteti serb do të bashkëpunojë me praninë civile ndërkombëtare për të zbatuar Kushtetutën dhe planin e Ahtisarit. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet që të bindim komunitetet pakicë, në veçanti miqtë tanë serbë për përfitimet e bashkëpunimit me ne, për zbatimin e planit të Ahtisarit dhe për të na dhënë neve liri të lëvizjes përfshirë veriun e Kosovës. Ne do ta bëjmë këtë në përputhje me vlerat evropiane, që do të thotë se ne i japim përparësi komunikimit dhe dialogut, ndërsa duam të shohim se të gjithë po përmbahen nga dhuna dhe kërcënimet”, u shpreh Feith. Ndërsa, nënkryetarja e Këshillit Nacional Serb, Rada Trajkoviç, tha se Kushtetuta e Kosovës është e papranueshme për serbët. Sipas saj, me hyrjen në fuqi të kësaj kushtetute, Kosova do të hyjë në një status quo të re.