E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska kundër propozimit të Ban Ki Mun

Autoritet ruse kanë njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, se janë kundër propozimit të tij për rikonfigurimin e UNMIK-ut në Kosovë, si dhe rreth raporteve që UNMIK-u duhet t’i kishte me Bashkimin Evropian. 

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka sqaruar pozicionin e Moskës zyrtare ndaj paketës së kreut të Kombeve të Bashkuara. Paketa e Ban Ki Mun përbëhet nga një letër e shkurtër që ai pritet t’ua dërgonte ambasadorëve të 15 shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, letrës që do t’ia dërgonte Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç dhe një letre që do të duhej të pranohej prej Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Edhe Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev tha se, është i shqetësuar nga mungesa e mirëkuptimit të ndërsjellë në marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Perëndimit edhe për Kosovën. Medvedev i bëri këto komente pas takimit me kancelaren gjermane, Anxhela Merkel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›