PD-Bogdani: “Rama nuk do të ndahet nga e vjetra”
Autori i Lajmit: red.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, iu drejtua të mërkurën me një deklaratë të shoqëruar me disa dokumente bashkëmoshatarëve dhe të rinjve, përmes të cilave pasqyrohet një prej akteve, me pasojë vdekjen e të rinjve nga dhuna e sistemit komunist shqiptar në vitet 90. Duke i cilësuar si "një lajm jo të gëzueshëm për t u dëgjuar, por besoj i domosdoshëm", Bogdani thekson se "në vitin 1990, pasi kishte rënë perdja e hekurt, kur në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore po fillonin të vendoseshin sistemet demokratike, në Shqipëri vazhdonte dhuna e sistemit komunist, më e egër se kurrë. Endrrat e të rinjve për një jetë më të mirë në Evropën dhe Perëndimin e lirë, ndaleshin në verdiktet e hetuesve apo Sigurimit të Shtetit dhe në telat me gjemba të kufirit të një Shqipërie edhe më të izoluar se më parë". Bogdani citon nga një dokument i përgatitur nga Policia Kufitare e Sarandës, më 22 qershor 1990: "Në datën 21 qershor 1990 rreth orës 03, u kapën dy dhe u asgjësuan dy, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në sektorin e pikës kufitare Grazhdan". Më tej Bogdani vijon me dokumentin, në të cilin shkruhet se "Ushtari menjëherë qëlloi në ajër me pistoletë shenjëdhënëse për të ndriçuar terrenin... pasi panë se të dy elementët nuk ndaluan, hapën zjarr mbi ta me breshëri, duke bërë asgjësimin e tyre të menjëhershëm". Atë natë qershori, vdiqën dy të rinj, 24 dhe 28 vjeç. "Partia Demokratike me të drejtë pyet drejtuesit e opozitës: A meritojnë ata që "asgjësuan" (siç shkruhet në dosje) mijëra e mijëra qytetarë dhe të rinj të pafajshëm, që ndërprenë endrrat e mijëra të rinjve, faji i vetëm i të cilëve ishte dëshira për një jetë më të mirë, të drejtojnë dhe gjykojnë sot fatet e shqiptarëve? Partia Demokratike me të drejtë pyet z. Rama, si mund t u drejtohesh të rinjve sot për t u bashkuar me një politikë të re, kur ju nuk doni të ndaheni nga e vjetra”?- përfundon deklaratën zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008