E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Me qeverinë e kryeministrit Berisha, në dy vitet e ardhshme do të mbyllim 250 km rrugë të paasfaltuara të Tiranës

10-06-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka zhvilluar bashkëbisedim në njësisë nr.11

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra të njësisë bashkiake nr.11. Zoti Basha ka ftuar gratë e njësisë 11 dhe gjithë Tiranës, që modelin klientelist të Edi Ramës të sprovuar për 11 vite në Tiranë, ta refuzojnë më 23 qershor që të instalohet në të gjithë Shqipërinë. “Duke i garantuar fitoren PD, në këtë njësi në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, bashkë mund të arrijmë të zgjidhim çdo problem që ju shqetëson juve, familjet dhe komunitetin tuaj. Siç e keni dëgjuar, Kryeministri deklaroi nga qendra e Kombinatit, se ne brenda dy viteve të ardhshme do të mbyllim çdo rrugë brenda qytetit të Tiranës. Bëhet fjalë për 250 km rrugë të pashtruara, që i kemi trashëgim nga ai model që e refuzuam me votë, më datën 8 maj 2011”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›