E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garuli: Kryebashkiaku i Durrësit nuk është pronar i qytetit

Tiranë, 22 Janar NOA - Këshilltari i ministrit
Aleksandër Garuli, doli sot përpara mediave për të bërë me dije opinionin
publik, mbi pezullimin e punimeve në portin e peshkimit të qytetit të Durrësit,
nga Bashkia e këtij qyteti dhe akuzoi kryebashkiakun se po sillet si pronar i
qytetit.

Çfarë ka ndodhur

Aktiviteti i peshkimit është i lidhur ngushtë
me qytetin e Durrësit që prej krijimit të këtij qyteti.

Aktualisht në këtë sektor, me zënien e
peshkut, përpunimin, magazinimin dhe tregtimin e tij janë mbi katër mijë të punësuar.

Për këtë aktivitet jetik në këtë qytet mungon një
port peshkimi që përbën infrastrukturën kryesore për zhvillimin e këtij
aktiviteti.

Anijet e peshkimit sot ankorohen brenda
basenit të portit tregtar, në kushte të vështira dhe te rrezikshme, pranë kalatës
së trageteve, duke qene ne këtë mënyrë edhe një pengesë për zgjerimin e mëtejshëm
të kësaj kalate.

Ndërtimi i portit të peshkimit, jashtë portit
tregtar, në perëndim të tij, është një projekt i studiuar nga specialistet me
te mire vendas dhe me asistence të specialisteve të huaj.

Leja e sheshit për ndërtimin e këtij porti është
miratuar nga Bashkia e Durrësit që në Maj të vitit 2004.

Mbi bazën e kësaj lejeje, është përfunduar
projekti i plotë i ndërtimit të portit që ka kushtuar mbi 1 milion dollarë.

Për të vijuar procedurat e mëtejshme për ndërtimin
e këtij porti, Bashkia e Durrësit duhet të miratojë lejen e ndërtimit.

Zv/ministri Garuli tha se MMPAU që prej 15
dhjetorit të vitit 2008 ka dorëzuar pranë kësaj bashkie dokumentacionin e plotë
për pajisje me leje ndërtimi.

Në kundërshtim të plotë me interesat e
zhvillimit te qytetit, kryetari i Bashkisë së Durrësit në mënyrë absurde, pa asnjë
argument, por për interesa të errëta rreth tij, po tenton të pengojë ndërtimin
e Portit të Peshkimit, - akuzoi z.Garuli.

Ai tha se kryebashkiaku i Durrësit nuk ka kurajën
qytetare të zhvillojë mbledhjen e KRT së këtij qyteti sepse është i sigurt që
kjo strukturë kolegjiale do te marre vendim te drejte në favor të ndërtimit të
portit të peshkimit.

KRT e Durrësit është struktura ligjore qe
vendos për zhvillimin urbanistik të qytetit.

Ndaj Garuli theksoi se kryetari i bashkisë
nuk është pronar i qytetit, ai nuk mund të vendosë veton për vendimmarrje, të
cilat me ligj i përkasin KRT së baskisë.

Kurse shtoi se duke penguar funksionimin e KRT
së qytetit, kryebashkiaku është në kundërshtim me ligjin dhe me interesat e
qytetareve.

Pavarësisht nga vullneti i keq i kryetarit të
bashkisë së Durrësit për të bllokuar funksionimin e KRT së këtij qyteti, kjo
strukturë do të funksionojë sipas ligjit dhe jo sipas vullnetit të
kryebashkiakut, - premtoi Garuli.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›