E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Kodi ri, fashizëm zgjedhor

PS’91 konstituohet edhe në qytetin e Fierit. Mes një pjesëmarrjeje të madhe të anëtarësisë u prezantua programi politik socialist dhe statuti i partisë. Mbledhja organizative aprovoi përbërjen e komitetit drejtues, të kryesisë si edhe të drejtuesve të PS’91 për rrethin e Fierit. Artan Marku, kryetar, Sokrat Ikonomi, sekretar i përgjithshëm, Hadër Çako sekretar organizativ ishte rezultati vendimmarrës i mbledhjes. Kreu i kësaj partie, Petro Koçi, foli jo vetëm për garancitë e fitores elektorale që i jep të majtës PS’91, por në mënyrë të veçantë në situatën e krijuar nga tentativa e Ramës dhe Berishës për të kapur zgjedhjet. “Ata kërkojnë që ëndrrat politike dhe jetësore të rinisë shqiptare të kalojnë vetëm nëpërmjet kokës së Ramës apo Berishës. Ata nuk duan zgjedhje, por emërim të Parlamentit të ri. Ky është fashizëm zgjedhor. Fashizmit elektoral do t’i përgjigjemi me kurajo qytetare dhe e drejta nuk do të vonojë. Greva e urisë është pak para grushtit të shtetit që po përgatisin Rama e Berisha”, - tha Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›