Ratifikohet MSA-ja, Shtajnmajer: Shqipëria, prioritet i Gjermanisë
“Parlamenti gjerman ose Bundesrati, ratifikoi dje MSA-në midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë”, - njoftoi në një komunikim për median ambasada gjermane në Tiranë. Sipas këtij njoftimi, edhe Gjermania përmbyll procedurat parlamentare të miratimit duke pritur vetëm dy vende të fundit për ta ratifikuar, Greqinë dhe Francën. Ministri i Jashtëm gjerman, Shtajnmajer, deklaroi në Berlin se integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet i shtetit më të madh të BE-së. “Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit shënon për Shqipërinë një nivel të ri cilësor në bashkëpunimin me BE-në. Përafrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor me BE-në është pjesë e politikës sonë aktive për stabilitetin e këtij rajoni fqinj të rëndësishëm. Me perspektivën e përafrimit të mëtejshëm, është detyrë e të gjitha forcave politike në Shqipëri të bashkojnë përpjekjet e tyre për të përshpejtuar procesin e reformave në Shqipëri”, - deklaroi Shtajnmajer. Në kuadër të procesit së Stabilizim-Asocimit, BE-ja u ka ofruar përafrim vendeve të Ballkanit Perëndimor. PSA është një proces me kushte të qarta, ku secili shtet vlerësohet në bazë të progresit individual të reformave. Marrëveshjet e Stabilizim-Asocimit (MSA) përbëjnë një shtyllë të rëndësishme për procesin e përafrimit. Ato çojnë në përqasjen e strukturave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Kjo çon në stabilitet politik dhe ekonomik dhe në një dinamikë reformash në rajon. Rezultatet e mira në zbatimin e MSA-së janë parakusht për hapa të mëtejshëm drejt përafrimit me BE-në. Ratifikimi i MSA-së nga të 27 vendet anëtare të BE-së dhe Shqipërisë është parakusht për hyrjen e saj në fuqi. Ndërkohë, janë ende dy vende anëtare të BE-së që duhet ta ratifikojnë atë. MSA-ja me Shqipërinë u nënshkrua më 12 qershor 2006.
Ambasadorët e BE-së: Korrupsioni në gjyqësor, pike kyçe për integrimin
Ambasadorët e Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë, reaguan dje pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë. Në deklaratën e përbashkët, ambasadorët vunë theksin në disa pika, por mes tyre trajtohej edhe çështja e korrupsionit. Kësaj here, ambasadorët i kanë dhënë një shuplakë sistemit të drejtësisë, pasi në deklaratën e tyre reformimi i këtij sistemi si dhe lufta antikorrupsion në sistem shihet si një pikë kyçe për integrimin e Shqipërisë. “Korrupsioni mbetet një problem shumë serioz që meriton vëmendje të madhe. Lufta e këtij fenomeni në sistemin gjyqësor, është pikë kyçe për integrimin e Shqipërisë”, - thuhet në deklaratën e ambasadorëve të BE-së, të cilët theksojnë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon siç duhet të funksionojë realisht. Duke qëndruar në këtë pikë, ambasadorët kanë kërkuar një strategji të qartë për reformimin e këtij sistemi. Në deklaratën e tyre theksohej thellimi i reformave në administratë, mbajtja e stafit të trajnuar, lufta ndaj korrupsionit, si dhe realizimi i zgjedhjeve tërësisht të lira dhe të ndershme në vitin 2009. “Një tjetër sfidë me të cilën përballet Shqipëria, po aq e rëndësishme, ka të bëjë me zgjedhjet legjislative 2009-ën, një çështje shumë domethënëse për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-BE dhe ato duhet të jenë të lira dhe të drejta”, - shkruan deklarata e ambasadorëve. Sipas deklaratës, në zonat e administrimit publik, duhen përpjekje më të mëdha për të themeluar pavarësinë e mirëfilltë nga institucionet dhe një shërbim civil më efikas. Një nga sfidat më të rëndësishme për Shqipërinë është që të ndërtojë dhe të fuqizojë pushtetin administrative si dhe zbatimin e kritereve për të punësuar njerëz kompetentë. Sipas ambasadorëve, largimi apo zhvendosja e personave të mirëtrajnuar nga postet përkatëse, ka ndikuar negativisht në sektorin policor dhe në të tjera departamente administrative. Në përfundimin e deklaratës së tyre ambasadorët theksojnë se do të japin ndihmën e tyre për të gjithë procesin integrues së Shqipërisë në BE.