E Shtunë, 31 Tetor 2026

“KE-ja kërkon të dënohen mediat për shpifje”

Para anëtarëve të komitetit ndërministror Kryeministri Berisha informoi dje pasdite se Komisioni Evropian ka kërkuar që shpifjet e bëra nga gazetarët të jenë objekt i çështjeve penale. Sipas tij, gazetarët, megjithëse kanë bërë ‘shpifje’, janë lejuar të hyjnë në dyert e Kryeministrisë sa herë kanë dashur. Berisha vuri në dukje se raporti i Komisionit Evropian shpreh vlerësimin për lirinë e mendimit dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. "Në dallim nga disa vende përreth, nuk ka asnjë ndërhyrje në politikat editoriale të mediave nga qeveria. Megjithatë, ka një problem shumë serioz, i cili është pleksja e biznesit dhe interesave politike me mediat. Kjo gjë vazhdon të cenojë zhvillimin e mediave të pavarura”, - tha Berisha. Natyrisht shtoi ai në qoftë se bën biznes gazetën nuk të mbetet gjë tjetër veç të shitesh e të blihesh te klienti i parë që do dalë. Sipas tij, mungesa e transparencës lidhur me pronësinë, i vë mediat përballë akuzës për interferencat kriminale. Kjo, pasi nuk ka ligj të posaçëm për pronësinë e mediave. “Unë, një e dy, gazetarëve u kujtoj pronarët. Ja pra ku e nxjerr raporti, nuk jam vetëm unë që e them. Raporti kërkon që edhe shpifjet të dënohen e të dekriminilizohen. Deri tani nuk është hapur asnjë proces ndaj gazetarëve, megjithëse shpifjet kanë qenë nga më të paimagjinueshmet. Është arritur deri diku përgënjeshtrimi dhe prandaj unë e përgëzoj këtë”, - tha z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›