E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Pack diskutojnë për integrimin e Shqipërisë

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha deklaroi se perspektiva evropiane ka qenë gur themeli për zhvillimin e gjithanshëm të vendeve të rajonit. Këtë deklaratë ministri Basha e ka bërë gjatë takimit me grupin e deputetëve të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga deputetja Doris Pak.Ai informoi bashkëbiseduesit në lidhje me hapat që po ndërmerren për avancimin e Shqipërisë në proceset integruese drejt BE-së, si dhe rreth zhvillimeve të fundit në rajon. Gjatë takimit Ministri Basha shprehu mirënjohjen për angazhimin e të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë të BE-së në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në mënyrë të veçantë, europarlamentarët shfaqën mjaft interes për këndvështrimin dhe analizat e shtetit shqiptar për zhvillimet në Kosovë si dhe vlerësuan arritjet e Shqipërisë në proceset e saj integruese dhe për anëtarësimin e pritshëm muajin që vjen të Shqipërisë në NATO. Gjithashtu, ata vlerësuan kursin e qartë, të hapur e bashkëpunues të politikës së jashtme shqiptare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›