E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani-Pack: Procesi i pajisjes me letërnjoftime, po ecën normalisht

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ka siguruar delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga eurodeputetja, Doris Pack se procesi i pajisjes së qyetetarëve me karta identiteti po ecën sipas parashikimeve për pajisjen me karta brenda afatit të gjithë qytetarët që nuk disponojnë pasaportë. Pavarësisht kritikave të shumta të shprehura nga opozita në lidhje me këtë proces, ministri Nishani ka hedhur poshtë këto deklarata duke shpjeguar në sytë e ndërkombëtarëve procesin e përgatitjes dhe realizimit të Regjistrit të Gjendjes Civile, duke theksuar se për herë të parë në Shqipëri është respektuar afati i shpalljes së listave paraprake të zgjedhësve, katër muaj para zhvillimit të tyre. Ndër të tjera, ministri Nishani ka kundërshtuar propozimin e Partisë Socialiste për dhënien falas të letërnjoftimeve, sipas së cilit shqiptarët duhet të paguajnë një çmim për këtë dokument, që ta ndijenë atë si pronë të vetën. Duke iu përgjigjur interesit të europarlamentarëve, ministri Nishani përmendi subvencionimin nga ana e qeverisë për disa shtresa të caktuara. Gjatë këtiij takimi është diskutuar edhe procesi i përmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë për liberalizimin e vizave, ku Ministri i Brendshëm ka deklaruar me bindje se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Kreu i Ministrisë së Brendshme u ndal dhe në rezultatet e policisë në luftën kundër krimit, duke vlerësuar dhe rezultatet në luftën kundër kriminalitetit e trafiqeve të paligjshme si dhe në rritjen e nivelit të sigurisë në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›