Qeveria përgatit terrenin për investimet australiane në Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha priti dje në një takim Ambasadorin e Australisë në Shqipëri, rezident në Athinë, Jeremy Roger Neëman, i cili po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri.Gjatë takimit, Ministri Basha i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Neëman për mbështetjen që Australia i ka dhënë Shqipërisë në politikën e saj të jashtme, kryesisht në çështjen e Kosovës.
Ministri Basha njohu ambasadorin me nismën e Qeverisë Shqiptare për hapjen në të ardhmen të një misioni diplomatik shqiptar në Australi, i cili do ti shërbejë intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike. Në këtë kuadër, ministri Basha tregoi gatishmërinë për mbështetjen e kompanive australiane që kërkojnë të investojnë në Shqipëri, veçanërisht në fushën minerare. Nga ana e tij Ambasadori Neëman, pasi vuri në dukje bashkëpunimin midis dy vendeve, vlerësoi klimën mjaft të përshtatshme për investimet në Shqipëri. Gjithashtu ai theksoi se Australia mirëpret anëtarësimin e Shqipërisë në NATO duke e konsideruar atë faktor stabiliteti dhe paqeje në rajonin e Ballkanit.Kjo do të rrisë mundësitë e bashkëpunimit duke qenë se Australia është një kontribuuese shumë e rëndësishme dhe pjesëmarrëse në forcat paqeruajtëse të Aleancës, tha ambasadori Neëman.